Studentët përplasen me policinë private tek Fakulteti i Inxhinierisë, çfarë po ndodh?

Studentët përplasen me policinë private tek Fakulteti i Inxhinierisë, çfarë po ndodh?

12:54, 13/01/2019
A+ Aa A-

Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë të ngujuar në Fakultetin e Juridikut, Ekonomikut dhe Inxhinierisë, ku vijojnë prej ditës së enjte.

Studentët u shprehën se policia private nuk ka lejuar futjen e ushqimit në fakultet si dhe nuk u është siguruar një klasë me ngrohje. Ata thanë se që në orën 8 janë lejuar të dalin jashtë për tu ushqyer, por tashmë nuk i lejojnë të hynë.

Më pas një makinë e OSHEE-së që ndodhej brenda oborrit të fakultetit ka dalë që aty, ndërsa studentët janë përplasur me policinë private, e cila nuk i lejonte të hynin. Por pas përplasjeve studentët kanë arritur të hynë brenda.

Studentët thanë më herët se nëse do të duhet ata do të pëplasen edhe me policinë, pasi po tentojnë që t’i nxjerrin të gjithë jashtë. Ata shprehen se pa plotësimin e 8 kërkesave nuk do të ketë normalizim të situatës.

Pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës ka prani të shtuar të forcave të Policisë së Shtetit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    OSHEE13/01/2019 13:22

    Ardian Cela...nje i korruptuar klasik. Nderpret energjin per studentet si ushtar i devotshem i EPRORIT. KLSH mbyll syt per kontrolle ne OSHEE. E zeza mbi te bardhe. Dosja eshte e hapur...

    Shto koment

    Denonco