Refuzimi i Cakajt, Rama: Na fal Kosovë, nuk ju ndava dot

Refuzimi i Cakajt, Rama: Na fal Kosovë, nuk ju ndava dot

14:15, 10/01/2019
A+ Aa A-

Vetëm pak minuta i janë dashur kryeministrit Edi Rama, për të reaguar ndaj presidentit Ilir Meta, për refuzimin që ky i fundit i bëri Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Me një hungërimë në rrjetin e 'cicërimave' Twitter, Rama jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë kundër argument për 4 faqet e arsyetimit të këtij refuzimi të presidentit, por madje ka lëshuar edhe fyerje dhe kërcënime të pa precedenta ndaj kreut të shtetit.

Edi Rama, e quan të 'frikshëm' argumentimin refuzues të presidentit dhe në fakt ashtu është. Në letrën e presidentit ne mësuam se një individ i quajtur Gent Cakaj në një post të rëndësishëm dhe delikat si ai zëvendës ministrit të Jashtëm, e ka ushtruar këtë detyrë pa u pajisur me certifikatë sigurie.

Madje ai as që ka denjuar që sipas ligjit, të plotësojë formularët për këtë hap të domosdoshëm për një zyrtar në këtë post delikat, ku posedohen informacione sensitive dhe të klasifikuara.

Gjithashtu Rama e quan 'të turpshëm dhe antikushtetues', këtë vendim të presidentit Meta, por nuk jep asnjë argument juridik ku e mbësht këtë akuzë të rëndë. Dhe për ti vënë kapak gjithë këtij përroi mllefi dhe çmendurie, Rama i kërkon falje Kosovës, për këtë veprim të presidentit.

E sic duket, Rama i ka kerkuar falje Kosoves se nuk mundi te emeroje nje minister te Jashtem, qe eshte pro ndarjes se Kosoves.

Të ngatërrosh Kosovën me Jugosllavinë e Baton Haxhiut e të Gent Cakajt, vetëm Edi Rama është “i aftë” që ta bëjë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar11/01/2019 13:07

Kosova dihet që dikur është quajtur Dardani, po nuk dimë të jetë quajtur ndonjëherë Batonhaxhi.

Shabanaga10/01/2019 19:49

Batonin të gjithë në Kosovë e njohin si spiun i shërbimit sekret serb (UDBA)....tash ai e ka mik Edi Ramën....dhe ky i fundit propozon një kalama - "nxënës" të Batonit - "ama të ditur ë" për MJ!!!!!!!!! Era tradhëti i vije....besa edhe mut...ashtu siç janë këta protagonistë.

emigranti10/01/2019 14:50

clidhje ka thenia na falni kosov. antishqiptar ka nga te dyja anet e kufirit, ska mosh zotnia per kete post dhe ne keto momente dhe duhet ta kuptoin njeher e mir politikanet qe njeres me te kaluar te paguar nga OJQ bejn mir te mos kapin drejtimet e shteteve shqiptare pasi bejne punen e padroneve qe i kan paguar studimet e jeten ekonomike. Tung

gramoz10/01/2019 14:39

E ka amanet nga barba spirua Jugosllavine edvin bajga.

Shto koment

Denonco