FOTO/ Studentët protestues i çojnë dhurata Edi Ramës, ja çfarë

FOTO/ Studentët protestues i çojnë dhurata Edi Ramës, ja çfarë

12:47, 25/12/2018
A+ Aa A-

Edhe pse për shumëkënd sot është një ditë pushimi, studentët që protestojnë prej javësh në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë menduar një dhuratë të veçantë për kryeministrin Edi Rama.

Ata kanë vendosur që ti dërgojnë Ramës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit, meqë sot është Krishtlindje dhe javën e ardhshme Viti i Ri.

‘Të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të jesh më serioz dhe Kushtetutën e vendit që ta respektosh’, shprehen studentët.

Kjo dhuratë për Ramën u paralajmërua që dje nga studentët u shprehën:

Nuk jemi që të iki një bionde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qerimi28/12/2018 08:20

Kjo Te len te kuptosh se Studentet u manipulun , Por a e din Studentet kush i manipuloj? as ket gje se din ! Sa te Rinj qe jan.

Ajo25/12/2018 16:31

Shume e vertete! Duket qe Rama duke luajtur rolin e budallait me takimet e inskenuara dhe totalisht i ndergjegjshem se studentet, nen efektin e adrenalines se protestes dhe problemeve reale qe perballojne, do “ guxonin” ta gozhdonin Ramen dhe ta turperonin publikisht. Rama si diabolik dhe i pacipe qe eshte, ” i lejoi” studentet te shfrynin zemerimin duke kujtur se ishin heronjte qe populli i admironte, por ne fakt ai fitoi kohe duke e zhvidhosur ngadualisht kapsulen shperthyese. Perfundimi? Studentet “ rebele” jane ne shtepi duke ngrene bakllava dhe Rama duket se ia hodhi paq edhe kete radhe.Turp per popullin shqiptar qe eshte shume larg civilizimit! Studentet ose te protestojne sic duhet duke kerkuar rrezimin e kesaj qeverie, ose te heqin dore prej ketij show te turpshem qe iu zbeh protesten qe nisi aq bukur.

afrim 25/12/2018 13:51

Tai po.Jeni bere tamam si "Mjaft" e Erion Velise ne fillimet e tij. U duket burra, qe do merrnit fatin e vendit ne duar, por dolet mjaftista. Nuk rrezohet rama dhe ligji i aresimit me buqeta me lule e pantallona

Shto koment

Denonco