VIDEO/ Basha apel shqiptarëve: Të bashkohemi kundër së keqes

VIDEO/ Basha apel shqiptarëve: Të bashkohemi kundër së keqes

17:55, 23/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ju ka bërë sërish thirrje të gjithë shqiptarëve nga Unaza e re, që ti bashkohen studentëve dhe të përballen me të keqen që po na merr frymën çdo ditë.

Ai tha se vetëm një përballje me të keqen mund t’i japë fund qeverisjes së krimit në vend.

‘Është e rëndësishme që ta kaptoni që ajo që ndodhi këtu, është urdhër i një autoriteti që mund të bëjë koordinimin mes të gjithë institucioneve si dhe ti mbyllë gojën prokurorisë, që të mbyllë sytë para falsifikimit. Ju bëj një thirrje kryeredaktorëve që ta hapin ekranin gjatë gjithë kohës së protestës. Dua të them se afera që nisi si korrupsion i pastër është pohuar sot si një aferë kriminale, Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur lumin e Lanës, që të mos cenohet asnjë centimetër katror i pronës së një trafikanti droge. Zhvendosin lumin që mos preket prona e Taulant Ballës. Ftoj të gjithë shqiptarët që të ngrihen dhe të luftojmë të keqen. Le të jetë kjo shpresa në këtë fundviti që e keqja mos na hedhë më kundër njëri-tjetrit, por kushtetuta dhe ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë’, deklaroi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

sopiqoti23/12/2018 23:10

Mos haro dhe fiksoe mire ne mendje SRe nje e keqe e madhe JE edhe ti Bassha Lulzim.

Shto koment

Denonco