VIDEO/ Basha: Pastrimi i 60 milionë eurove të krimit, ja pse s’e duan Vetingun në politikë

VIDEO/ Basha: Pastrimi i 60 milionë eurove të krimit, ja pse s’e duan Vetingun në politikë

10:04, 23/12/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje të qytetarëve sot dëshminë tjetër, skandalin më të fundit të qeverisë në Unazën e Re, ndërtimin e kompleksit rezidencial të Edmond Begos, si një arsye më shumë e refuzimit të Vetingut të politikanëve nga kryeministri Edi Rama.

Basha shkruan në Twitter: ”Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar23/12/2018 11:45

Pashë tek emisioni i Rakipit, "Të pa ekspozuarit", se paneli me njëfarë Qorri neokomunist, Bushati e Lubonja, për të justifikuar qëndrimet armiqësore që kanë mbajtur me Partinë demokratike, e motivonin me faktin se biznesmeni Ulaj që dyshohet se fshihet pas firmës fantazmë ofshore, ka qenë një biznesmen që ka marë leje ndërtimi edhe nga qeveria Berisha. Është krejtësisht normale në sistemin kapitalist demokratik të tregut të lirë , që biznesmenët të kenë lidhje me institucionet qeverisëse, për të lidhur kontratat e tyre të biznesit. Nuk ka asnjë biznes në botë, që të veprojë i shkëputur, pa kryer obligimet ligjore me shtetin. Biznesmeni Ulaj, vërtetë ka ushtruar veprimtarinë e tij edhe në qeverinë e mëparëshme, por nuk dijmë që Rakipi të ketë "zbuluar" në ate kohë, ndonjë skandal të tijin, si ky që u zbulua me fallsifikimet për kompaninë fantazmë në SHBA. Është përgëzuar z.Rakipi që pati kurajon që veç këtij skandali, të denonocojë edhe me kosto morale për veten e tij, një skandal më të hershëm të Ramës me historinë e përmbytjes nga liqeni i Tiranës. Por ai duhet të tregohej më modest, e të mos i merte vetë meritat për zbulimin e firmës fantazme. Ishte deputeti demokrat Shehaj ai që e zbuloi në internet skandalin e firmës fantazmë e meqë i ndërgjegjshëm se kjo prokurori nuk do ta hetonte skandalin, e nxiti këtë media ta çonte më tej investigimin e ta publikonte ate. Dihet se në opinionin ndërkombëtar . zënë vend më shumë investigimet e mediave e jo akuzat e politikanëve. Përse nuk e përmend Rakipi këtë fakt ?

Shto koment

Denonco