Kuvendi i PD/ Kush dhe pse u tërhoqën nga gara për KK

Kuvendi i PD/ Kush dhe pse u tërhoqën nga gara për KK

16:59, 15/12/2018
A+ Aa A-

Ditën e sotme disa nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë dorëhequr nga gara.

Një prej tyre është Fabian Topallaj, i cili arsyet e dorëheqjes së tij i lidh me kryetarin Lulzim Basha. Sipas tij Basha ka marrë peng PD-në.

Ja çfarë shkruan Topallaj:

Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.

Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen. Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin. Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulime flagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD, te cilet kane qene dhe aksioneret kryesor te saj, duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike. Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te grabitur.

Per te gjithe ata qe me kerkojne llogari per funksionet qe une mbaj si propozim i Lulzim Bashes, do te komunikoj ne ditet ne vijim vendimin tim per lenien e ketyre funksioneve dhe arsyet se perse keto funksione nuk mund te ushtrohen si perfaqesues i nje opozite qe masivisht ka humbur besimin publik dhe perceptohet fasade e maxhorances se Rames qe po shkaterron vendin.

Ndërkohë që edhe kandidatja Erla Mhilli është dorëhequr nga gara për arsye personale.

Ja çfarë shkruan Erla Mëhilli:

Te nderuar miq,

Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD,  pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.

Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.

Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere! ?

Një tjetër kandidat që ka dhënë dorëheqjen nga gara është Edvin Kullur. Arsyet e Kullurit lidhen me kryesinë e PD, e cila sipas tij është e emëruar nga Rama.

Ja çfarë shkruan Edvin Kulluri:

Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-se! Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara “farse” per Anetar i Keshillit Kombetar! Duke falenderuar per vleresimin e qindra delegateve qe me kane shkruar qe nga mbremja e djeshme duke me dhene mbeshtetjen, do vazhdoj te angazhohem ne opozite me kete qeveri te korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike! Do mbeshtes me cdo menyre protesten e studenteve dhe qytetareve, deri ne largimin e kesaj qeverie dhe “mashave” te saj ne opozite! Te qenit anetar i PD-se eshte nder, por nuk mund ti lejoje vetes te behem pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama!

Ju faleminderit!

Ndërkohë që një tjetër kandidate e dorëhequr ëhstë Edith Harxhi e cila arsyet i lidh me mospjesëmarrjen e PD-së në protestën e studentëve.

Ja çfarë shkruan Edith Harxhi:

ImageGjithashtu lidhur me Këshillin Kombëtar Demokrat, ka folur edhe Anila Godo, e cila shkruan se emri i saj ka qenë gabimisht në listë, pasi ajo nuk ka kandiduar.

Ja çfarë shkruan Anila Godo:

Te nderuar miq,

 Une kam qene dhe jam njeri me bindje te djathta, anetare e PR qe prej fillimit te demokracise. Prej 10 vjetesh, per shkak te angazhimeve te shumta ne jeten akademike e spitalore, nuk jam nje person aktiv ne politike. Nuk kam kandiduar per anetare te KK te PD. Ndaj emri im ne liste, eshte me siguri nje keqkuptim, edhe pse e konsideroj si vleresim te madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta16/12/2018 10:31

Po kush e ka penguar "studenten e dhjetorit", znj.Harxhi që të shkojë e ti bashkohet protestave të studentëve jo si pjesë e PD ? Studentët nuk kanë pranuar forume partiake Ajo e disa të tjerë si ajo ka kohë që nuk e quajnë veten pjesë e PD meqë janë kundër Bashës. Le të shkonin tek studentët e t'ju thonin se bashkohemi me ju për ti dhënë një "grusht" opozitës.

ZZIK15/12/2018 22:51

Keq interpretimet, edhe nga komentues qe hiqen si super demokrate, jane vecse per percarje te me tutjeshme, ashtu pikerisht sic e ka dhe e do psikopati Rama, andaj, te keq informuarit, te keq kuptuarit, apo dhe keqe dashesit qe epitekojne lidere me qellim per statuskuo, eshte jasht zakonisht e demeshme per PDne qe na qahen qeramanet, por me e demeshme per situaten qe eshte sot ky popull. Nese kjo PD, nuk do mund te drejtoje popullin ne nje kthese te madhe, ashtu sic u tha sot ne kuvende, per crrenjosjen e rregjimit te sektit rilindas, me kryetar keqe beresin me te madh te koherave diktatorin Rama, andajturbulecat e rremujat brenda PDse, qofte edhe per mendime te mira sot, nuk jane koherente, e as i sherbejne unitetit te partise demokratike.

t15/12/2018 22:17

Vete gjuha jote tregon se je tamam nga skrapari lum pd qe te ka

Skrapari15/12/2018 21:12

O shoku t na rofsh topet e na hengsh m...

t15/12/2018 19:48

te gjithe keta pranojne me mire te largohen se sa te jene pjese e kesaj maskarade te lulit.o ju te ashtuquajtur demokrate,kaq poshte keni rene sa me mire te rrini te dhjere te pd,duke pritur pushtetin qe mund te vije me vone si pasoje nga protesta e studenteve(nqs rrezohet qeveria),se sa te kerkoni doreheqjen e lulit dhe pd te vije ne hullin e vet dhe te marre formen e nje partie me te vertete demokratike.keni vene nteresin tuaj personal per nje karrike neser,ne dem te se ardhmes te vendit.populli kerkon te ike rama,por jo te vije lul sorosi,ne zgjedhje me lulin mos tju rreje mendja se do fitoni,pd e tanishmja nuk te jep shprese per ndryshime rrenjesore,per sa kohe qe do kete lulin ne krye.

Fieraku nga Ferrasi15/12/2018 17:53

Kjo harxhi eshte nje llapaqene Ska Lene studio televisive PA llap.

Shto koment

Denonco