Kompania fantazmë e Unazës së Re, Basha: ARRSH-ja e Ramës të dalë para drejtësisë Kreu i ARRSH, Afrim Qendro, duke prezantuar projektin e Unazës

Kompania fantazmë e Unazës së Re, Basha: ARRSH-ja e Ramës të dalë para drejtësisë

13:54, 07/12/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi sot se të gjithë zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, që janë përfshirë në projektin e vjedhjes së Unazës së Re duhet të dalin para drejtësisë. Por, jo vetëm për Unazën e Re, por për të gjitha koncensionet që kanë hartuar dhe kontraktuar.

Deklarata u bë pasi ARRSH-ja, e detyruar nga faktet e bëra publike nga TPZ për kompaninë fantazmë që po përfitonte milionat e këtij projekti, njoftoi pezullimin e punimeve në Unazën e Re.

Basha, shprehimisht tha:  “Edi Rama ka nxjerrë sot ARRSH-në që të bëjë mashtrimin e rradhës. Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës.

Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte të korruptuar, dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nuk duhet të lihet i lirë, por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë.

Megjithatë, ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të check-upit, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sehiri07/12/2018 15:22

Basha thote: Ju lutem, protestoni dhe beni cmos se kam shume qe të behem kryeminister!

vetingashi07/12/2018 14:31

Para ciles drejtesi more hije e rames? Para asaj drejtesie qe nuk ekziston fale marreveshjeve te fshehta te tua me ramen, qe ju te dy te mos denoheni dot edhe per nja 20 vjet.

Shto koment

Denonco