Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Gonxhja shtie në dorë monopolin e tenderave/ Arlinda Pogaj do të drejtojë OBP

Gonxhja shtie në dorë monopolin e tenderave/ Arlinda Pogaj do të drejtojë OBP

21:57, 29/04/2024
A+ Aa A-

Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqërinë aksionare që do të ketë në dorë monopolin e tenderave publikë. Operatori i Blerjeve të Përqëndruara zotërohet 100 për qind nga Ministria e Ekonomisë dhe do të administrohet nga një grup njerëzish, që kanë qenë pjesë e stafeve të Blendi Gonxhes.

Sipas ekstraktit të shoqërisë, administratore e OPB do të jetë Arlinda Pogaj, e cila më parë ka mbajtur postin e juristes në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndërsa në Këshillin Mbikqyrës janë emëruar Sokol Ismaili, Sokol Bardhi, Lira Pipa, Alketa Përnaska, Edmond Ahmeti dhe Elinda Pupla. Pjesa dërrmuese e anëtarëve po ashtu vijnë nga DPSHTRR.

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara do të ketë si objekt të tij kryerjen e procedurave të përqendruara të prokurimit për mallra, punë, shërbime, të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve dhe me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive, Institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrive të linjës.

Institucionet publike do të paguajnë tarifa për tenderat që do të zhvillojnë përmes këtij operatori.

Tendera me pagesë

Institucionet publike do të paguajnë një tarifë sa 2 për qind e fondit limit për çdo tender që do të kryejnë përmes Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara. Këshilli i Ministrave ka miratuar përmes një vendimi të posaçëm tarifat që autoritetet publike do të paguajnë për shërbimin e tenderimit tek OBP.

Sipas vendimit, për tenderat me vlerë me të madhe se 200 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro, atëherë tarifa do të jetë fikse në masën 5 milionë lekë.
“Për kryerjen e çdo shërbimi në kuadër të veprimtarive ndihmëse, autoriteti /enti kontraktor/ subjektet e tjera publike duhet të kryejnë pagesën e tarifës së kryerjes së shërbimit pranë OBP sh.a.-së, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga lëshimi i faturës nga ana e OBP sh.a.-së,” saktësohet në vendimin e qeverisë.

Ndërsa për institucionet publike, të cilat do të kërkojnë konsulencë gjatë zhvillimit të tenderave nga Operatori, pagesa do të jeteë 7 mijë lekë në orë.

“Nëse Operatori i Blerjeve të Përqendruara sh.a., gjatë trajtimit të kërkesës, konstaton se nuk është realizuar pagesa e shërbimit, nuk vijon me kryerjen e shërbimit, publikimit, zhvillimit të procedurës së prokurimit, nëse është rasti. Shërbimet realizohen vetëm pasi kërkuesi të ketë shlyer tërësisht vlerën e tarifës së shërbimit të kërkuar,” thuhet në vendim.

Në shtator të vitit të kaluar, qeveria miratoi një vendim, i cili detyron institucionet e shtetit, që shumë prej procedurave të prokurimit t’i kryejnë përmes Operatorit të Blerjeve të përqëndruara. Këtu bëjnë pjesë tenderat për blerjen e automjeteve, kancelarive, uniformave, sigurimet, ushqimet e kështu më radhë. Operatori i Blerjeve të Përqëndruara është organizuar si një shoqëri aksionare e zotëruar nga ministria e Ekonomisë dhe Kulturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco