Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Sejamini: Veliaj prova e SPAK, duhet të bëhet simbol

Sejamini: Veliaj prova e SPAK, duhet të bëhet simbol

22:49, 29/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se skema e përdorur në Bashkinë e Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj është skemë e vjedhjes së votave për të mbajtur pushtetin dhe për të grabitur.

Ai tha se kjo skemë është në çdo institucion, në çdo ministri.

Sejamini tha se Veliaj duhet të bëhet simbol dhe prova për SPAK-un është testi për reformën në drejtësi, që duhet ta trajtojë atë si kryebashkiakët e tjerë apo Ahmetajt.

“Veliaj gënjen me gënjeshtra që s’e ha asnjë fëmijë. Ai tregon mungesë dinjeteti, mungesë integriteti, inteligjence. Ai ka bërë veten qesharak, institucionin.

Nëse gënjen për këtë gjë, sa na ka gënjer për punët në bashki?. Në sytë e mi nuk i duhet besuar asgjë që thotë.

A e mbyll SPAK këtë çështje është çështje tjetër. Skema e përdorur në bashki është skemë e vjedhjes së votave. Është skemë për të mbajtur pushtetin, për të grabitur. Kjo skemë është në çdo institucion, në çdo ministri.

Pushteti mbahet duke vjedhur votën. Kemi degradim të administratës publike. Kemi dhe ministritë, Ministrinë e Mjedisit me skandalin e inceneratorëve, bashkitë nga Kukësi, Lushnjë dhe Tiranë.

Këta njerëz e varrosin shërbimin publik.

Unë jam dakord që Veliaj duhet të bëhet simbol dhe prova për SPAK-un është testi për reformën në drejtësi. Nëse e trajton si kryebashkiakun e Lushnjës apo Ahmetajn që i hetoi të gjithë, nga gruaja, ish-gruaja, prindërit dhe fëmijët, reforma është e dështuar. Duhet t’i bëjmë presion pozitiv SPAK-ut.

Edhe po ta futësh Veliajn sot në burg, nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë”, tha Sejamini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco