SYRI TV/ Berisha: Nesër të gjithë në protestë para Bashkisë, të largojmë hajdutin nga shtëpia

22:33, 29/04/2024
A+ Aa A-

 

Lideri  i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të dalin nesër në protestë në orën 16:30 para Bashkisë se Tiranes për të larguar nga zyra hajdutin siç e cilëson ai, kryebashkiakun Erion Veliajn.

Duke folur nga dritarja e banesës, Berisha paralajmëroi Veliajn se do ti bëhet gjyq publik për vjedhjet që ka kryer, ndërsa theksoi se pas tij radhën do ta ketë Edi Rama. 

Një apel, Berisha kishte edhe për të gjitha forcat opozitare që të behën bashkë kundër regjimit të Ramës, duke theksuar se ka ardhur koha që opozita të jetë në pushtet

SYRI TV

Kryteri i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qyetarëve të dalin neser në orën 16:30 në protestën para Bashkisë Tiranë, për të larguar Erion Veliajn.

Nga dritarja e banesës, para qindra qyterave Berisaha e cilësoi protestën e së martës si një prej përballjeve më të rëndësishme duke theksuar se ka ardhur koha që Veliajt t'i bëhet gjyq publik per vjedhje ndaj qytetarëve.

Teksa akuzoi Veliaj për aferën e djegsave, dhe vjedhjen e taksave,  Berisha deklaroi se ai është amnistuar nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Pas Veliajt, sipas kryedemokratit, rradhën për tu përballur me qytetarët do ta ketë Edi Rama.

Berisha ju drejtoi edhe një apel opozitës të bëhet bashkë për të mposhtur regjimin, ndërsa theksoi se dimri i gjatë i opozitës po mbaron.

Sipas liderit demokart, triumfi i opozitës është edhe triumfi i shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco