Veliaj në SPAK, Fundo: Po përdoret e njëjta skemë si në rastin e Ahmetajt, do të dalë i tretur

Veliaj në SPAK, Fundo: Po përdoret e njëjta skemë si në rastin e Ahmetajt, do të dalë i tretur

22:36, 29/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo, duke folur në emisionin "Të Paekspozuarit",  lidhur me thirrjen në SPAK të Erion Veliajt, tha se ai do të shkojë si ‘Çeçua me një këmbë’ dhe se SPAK po përdor ndaj tij të njëjtën skemë si me Arben Ahmetaj, që tashmë është në arrati.

"Erion Veliaj bën sikur e ka thirrur ai Altin Dumanin…

Aty thoshte jo po erdhi posta, e këto. Nesër do të jetë në SPAK në orën 10:00, si Çeçua me një këmbë!

Do të pyetet për dosjen e inceneratorëve. Po përdoret e njëjta skemë që është përdorur me Arben Ahmetajn.

I uroj fatin e Arben Ahmetajt, por ai të paktën iku. Në dijeni time do ta pyesin disa oficerë të BKH, në lidhje me cështjet dhe deklarimet që ai ka patur.

Daljet e tij të njëpanjëshme, mund të kuptosh gjendjen e Veliajt, po përpiqet të mbajë me gajret njerëzit e tij dhe drejtorët.

Veliaj është nën hetim nga SPAK për dosjen 1 miliard euro të inceneratorit të Tiranës, që nuk ekziston. Mendoj se do të jetë gjatë atje, do të dalë i zbardhur besoj.

Di që e ka çuar Dritan Prençi fletëthirrjen. Ai pretendon lart e poshtë se do të shkoj vetë dhe i kam mbyllur këto muhabete. Por janë fake neës, do të shkojë si Çeçua me një këmbë në SPAK. Sa miq ka dhe sa nuk ka do ta shohim.

Peshku i madh i SPAK është Veliaj. Nëse SPAK shkon përpara me këtë çështje, reforma në drejtësi do të jetë suskes. Nëse dështon me këtë, reforma do të jetë për “ndjesë pastë”.

Shpresojmë që të dalë nesër nga SPAK-u, do të dalë i tretur, si person që ka marrë shuplakë", tha Fundo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco