Dhjetori nuk vjen çdo vit. Dhjetori vjen njëherë në 28 vjet

Dhjetori nuk vjen çdo vit. Dhjetori vjen njëherë në 28 vjet

23:56, 06/12/2018
A+ Aa A-

“8 Dhjetori ishte dita më e lumtur e jetës time. Atë ditë edhe po të vdisja nuk më vinte keq; unë nuk ndjeja frikë, nuk kisha të ftohtë dhe nuk i ndjeja shkopinjtë e gomës. Pas disa orësh më iku zëri, me sa duket i pamësuar me ato fjalë lirie që i kisha shqiptuar vetëm nën zë gjatë 24 viteve të jetës”.

Kështu e kujton vitin 1990, atëherë 24 vjeç,gazetari Erl Kodra.

Pas zbulimit të disa detajeve, të 28 viteve më parë, dhe keqardhjes për mungesën fizike në këtë dhjetor, Kodra nuk e fsheh “kërkesën” dhe “entuziazmin” se “Dhjetori i 2018-tës duhet të jetë më madhështor se ai i 1990-tës”.

Dhe për këtë ai e ka një argument..., “edhe pse gjërat nuk janë të thjeshta...”.

“Organizata mafioze e Rilindjes që ka pushtuar zyrat e Qeverisë Shqiptare tashmë ka kaluar në fazën finale të përmbushjes së qëllimit; rrënimit pa kthim të shpirtit të çdo shqiptari. Jo thjesht rrënimit ekonomik, sepse këtë e ka arritur me kohë, jo thjesht zbrazjes së Shqipërisë, sepse vetëm gjatë qeverisjes së tij vendin e kanë braktisur përfundimisht 500 mijë shqiptar, jo vetëm nëpërmjet urisë në kuptimin e parë të fjalës, por edhe nëpërmjet vrasjes”.

Erl Kodra, “flak” pesimizmin..., dhe nëpërmjet vargjeve të At Gjergj Fishtës,

“...pagë e t`dheta me i là kujë:

por të lirë me shkue ata motin,

veç mbi vedi tue njohtë Zotin,

e as kurrkujë n`këto troje t`veta

mos me i bà kurr tungjatjeta!”,

ka veç një lutje të thjesht...

“Kushdo që i bie fati t'i lexojë këtë tekst, e njëkohësisht ndajmë të njëjtën dhimbje, i lutem që të bëj gjënë më të thjesht në botë;

Të dalë nga shtëpia, nga dyqani, nga kafja, nga puna, nga shkolla, nga auditori, nga spitali, nga zyra. Të shkojë në qendër të Tiranës, të bashkohet me ata të rinjtë. Të ndalojnë para zyrave të qeverisë shqiptare, dhe të mos largohen prej aty, derisa i urituri i përjetshëm që nuk po e ngijmë do të, të largohet nga zyrat e shtetit. E nëse nuk largohet ‘me dëshirë’", ta largoni me pahirë.

Rrugë tjetër nuk ka. Rrugët e tjera janë mashtrimi, zhgënjimi, zgjatja e agonisë, poshtërimi, zhburrërimi, linçimi, trajtimi çnjerëzor dhe degradues; i juaji, i gruas, vajzës, djalit, fëmijës tuaj”.

Gazetari apelon, se përballë situatës, nuk është e nevojshme “frymëzimi i opozitës”.

“Kush duhet të të frymëzojë që ti të mbrosh bukën dhe jetën e fëmijëve të tu?! Edhe për këtë ti njeri i mjerë kërkon të të frymëzojë Lulzim Basha?

Është e drejtë njerëzore dhe detyrë hyjnore të mbrosh bukën, nderin, dinjitetin, strehën e familjes tënde. Ndaj këtu nuk ka lidhje Lulzim Basha që ty nuk të frymëzoka, por ka lidhje Edi Rama që të vjedh, të mashtron, të përqesh, të poshtëron, të burgosë, të mbjellë Atdheun me drogë, e në fund të flakë në rrugë të madhe.

Lulzim Basha mund të mos jetë më i miri, por më të mirë sot për sot Partia Demokratike nuk ka. Jo thjesht, sepse ai është në krye të Partisë Demokratike, por edhe pse mëtonjësit për kryetar të saj, njëri pas tjetrit po lezetohen në prehrin e Kryeministrit Edi Rama. Ua shtoftë Zoti lezetin!”, shkruan Erl Kodra.

Ftesa e tij është “nisu për Tranë...”.

“Nisu për Tiranë, e nëse nuk ke mundësi të shkosh atje për arsye ekzistenciale si buka e fëmijëve, dil në qendër të qytetit tënd. Refuzo nënshtrimin, dhe kërko të drejtën tënde për jetën. Kërko paratë e bukës për fëmijët tuaj, që vidhen ashiqare, pa pikën e turpit nga përbindëshi Edi Rama.

Nesër vendoset fati yt dhe i familjes tënde për dekadat që vijnë.

Dhjetori nuk vjen çdo vit. Dhjetori vjen njëherë në 28 vjet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo07/12/2018 03:12

Faleminderit Z. Kodra! Une jam vertet e emocionuar qe me ne fund rinia shqiptare u zgjua dhe kerkon te vere ne vend dinjitetin e meperkembur, protestoje kunder arsimimit te cunguar, te shpetoje prej varferimit ulerites e te kerkoje te trajtohet sì rinia kudo ne Europe. Edhe per mua, ashtu si edhe per ju, 8 Dhjetori i 1990- tes ishte dita me e lumtur e jetes sime. Kisha pritur dhe enderruar kaq shume per ate dite: pengu i vetem ishte se nuk isha fizikisht ne mes studenteve sepse kisha dy vjet qe isha diplomuar kur ndodhen ngjarjet me rendesi monumentale per vendin tone. E pergezoj rinine shqiptare dhe i bej thirrje familjeve te tyre t’ ju bashkohen femijeve te tyre ne kete proteste , e cila ne asnje menyre nuk duhet te kufizohet vetem ne kerkesa ekonomike! JO dhe JO! Populli shqiptar duhet ta shkule kancerin Rilindje nga rrenjet dhe Edi Ramen, nese refuzon te jape doreheqjen, ta terheqe zvarre nga zyra e kryeministrit. Asnje kompromis me te keqen!

Shto koment

Denonco