VIDEO/ Kërcënohet me mesazh mafioz, qytetari: I vetmi konflikt që kam është ai me Rilindjen

VIDEO/ Kërcënohet me mesazh mafioz, qytetari: I vetmi konflikt që kam është ai me Rilindjen

11:27, 30/11/2018
A+ Aa A-

Mesazhet mafioze dhe kërcënimet janë bërë tashmë normale në Shqipëri. Një qytetar nga Paskuqani ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se si është kërcënuar me anë të një plumbi në biznesin e tij.

Në videon e publikuar nga ish-kryeministri Berisha, qytetari tregon se është larguar vetëm pak minuta nga biznesi i tij dhe kur është kthyer ka gjetur një plumb tek dera ( Ky lloj mesazhi përdoret nga mafizoët kur duan t’i dërgojnë dikujt mesazhin që nuk duhet të flasë).

Në video, qytetari shprehet se ai nuk ka asnjë konflikt me askënd, dhe i vetmi konflikt është ai që ka me qeverinë e Rilindjes, pasi vetë ai është koordinatori i LSI-së në Paskuqan.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Shteti i mafies apo i plumb mesazheve!

Shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco