Kufijtë/ Miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni Engel, `injoron` Thaçin

Kufijtë/ Miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni Engel, `injoron` Thaçin

11:09, 29/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, HashimThaçi, gjatë vizitës së tij në Washington ka shtrënguar duart edhe me kongresmenin, Elion Engel, i cili njihet si përkrahës i madh i Kosovës dhe çështjes shqiptare, por ka dështuar të bisedojë, për misionin e tij; “ndarjen e kufijve” me Serbinë.

Engel, në prezencë të Thaçit, ka thënë se nuk pranon të flasë për korrigjim kufijsh. Ai ka shtuar se mbështet çfarëdo që liderët e Kosovës do të vendosin në konsensus të plotë. Por tashmë është fakt që klasa politike në Kosovë, por edhe në shtetin mëmë Shqipëri është e pozicionuar në llogore krejtësisht të kundërta, për këtë çështje.

“Nuk dua të hy në detaje, por dua të them që SHBA-ja është gjithmonë me Kosovën, për atë që Kosova dhe liderët e saj vendosin”, ka thënë Engel pas takimit të shkurtër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco