Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Die Press' sulmon Ramën: Shqipëria mes miqësisë me Erdogan dhe drogës

'Die Press' sulmon Ramën: Shqipëria mes miqësisë me Erdogan dhe drogës

18:57, 29/11/2018
A+ Aa A-

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP  nga droga; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian- shkruan Die Presse, gazeta vjeneze më me autoritet, e cila  del që nga mesi i shekullit të 19.

Në një koment të botuar  sot nga pena e KP Schwarz Die Presse analizon përkeqsimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit. 

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP  nga trafiqet e paligjsh,e të narkotikëve; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është person  i të "gjitha punëve". Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvleftësohet. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri Erdogani po fut nën kontroll parti muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë Fondacioni Maarif bleu Universitetin New York

Në themelimin e Air Albania e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë  përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive.

Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur  apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Eli30/11/2018 08:30

    Nuk eshte e verteta se ka miqesi me erdoganin edhe nqs ka patur miqesia e erdoganit ka qene per popullin shqiptare i cili nuk ka interes material per shqiperine ndryshe nga shtetet e tjera qe kane ineresa kufijshe dhe pasurite e nentokese qe duan ti marrin shqiperise dhe kosoves dhe shtetet evropiane qe kane fobi per turqine nga qe eshte vend mysliman ku para ZOTIT te gjithe njerzit jane te barabarte dhe mos te kete steriotipe ndaj fese islame ku cdo fe te respektoje fene e tjetrit atehere do kete qetesi ne toke.Prandaj vijne gjithe keto probleme nga injoranca dhe dominimi mbi tjetrin me pa te drejte .

    Shto koment

    Denonco