Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nishani: Rama shfrytëzon pushtetin dhe ekranet, përgojon qytetarët e thjeshtë me emra

Nishani: Rama shfrytëzon pushtetin dhe ekranet, përgojon qytetarët e thjeshtë me emra

13:05, 22/11/2018
A+ Aa A-

Nishani: Rama shfrytëzon pushtetin dhe ekranet e përgojon qytetarët e thjeshtë me emra
 Ish presidenti Nishani ka reaguar në një shënim në faqen e tij në facebook pas protestës së sotme tek parlamenti i banorëve të Unazës së re dhe ka akuzuar kreun aktual të qeverisë se “po shfrytëzon pushtetin, shtetin dhe institucionet që i ka marrë me pameritë, përgojon dhe akuzon me shërbimin e turpshëm të ekraneve, qytetarët e thjeshtë me emra”.
“Qytetarët nuk janë në parlament, ata nuk kanë në dispozicion media, ekrane, spekulantë mediatikë”, shkruan Ish Presidenti.

Ja postimi i tij i plotë
 
Personi që mban sot postin e Kryeministrit në formën më të ulët shfrytëzon pushtetin, shtetin dhe institucionet që i ka marrë me pa meritë, përgojon dhe akuzon me shërbimin e turpshëm të ekraneve, qytetarët e thjeshtë me emra.

I paturpëshmi përfiton se qytetarët e thjeshtë që ai përmend nuk kanë mundësi ti përgjigjen paturpësisë së tij. 
Qytetarët nuk janë në parlament, ata nuk kanë në dispozicion media, ekrane, spekulantë mediatikë.

Po mirë, ja paska 5-6 persona që duan të abuzokan sipas këtij kryeministri (që gënjeu për avionët e drogës, që gënjeu për kanabisin anekënd vendit, që gënjeu për vidieon e Xhafës, që gënjen çdo vit për rroga e pensione), po ata 350 të tjerë që ju premtua, ju mor vota për të legalizuar shtëpinë e tani me pushtetin që ju mor atyre po ju grabitet shtëpia dhe prona ?!

Qytetarët nuk mund të mashtrohen dhe shkelen më !

Shikoni, nje grup i vogël narkodeputetësh që duartrokasin logorenë burracake të kryerilindësit përballë urrejtjes së furishme të popullit para parlamentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco