‘Lleshi’/ Presidenti duhet të shohë nëse ministri është agjent i shërbimeve të huaja apo e krimit ...

‘Lleshi’/ Presidenti duhet të shohë nëse ministri është agjent i shërbimeve të huaja apo e krimit ...

22:52, 15/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka komentuar edhe përplasjen mes presidentit dhe kryeministrit sa i përket mosdekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Basha deklaroi nga studio e ‘Real Story’ që presidenti para se të dekretojë ministrin duhet të shohë nëse është pjesë e agjenturave të huaja apo e krimit të organizuar.

Ndërkohë që ka deklaruar se pak rëndësi ka emri i ministrit të brendshëm, pasi ai aty do të jetë nën urdhrat e Ramës për të mbuluar krimin.

‘Presidenti duhet te shohë, nëse ministri është agjent i shërbimeve te huaja apo i lidhur me krimin e organizuar

Politikisht nuk ka rëndësi së kush do të vijë Ministër i Brendshëm. I gjithë debati ekspozon mungesën e institucioneve, se gjyqtarë kushtetues nuk kemi, por bëjmë të gjithë si gjyqtarë kushtetues. Rëndësi ka qe ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kjo është pjesë e krizës, ku ndodhet vendi.  Përsa kohë ministri duhet të dekretohet nga presidenti, nuk ka dyshim që presidenti ka kompetenca kushtetuese substancive për të verifikuar psh se nuk është agjent i shërbimeve të huaja, se nuk është i lidhur me krimin e organizuar. Po ky është mendimi im personal dhe nuk ka rëndësi.  Lleshi apo dikush tjetër, Ministria e Brendshme është në dorën e Edi Ramës, i cili ka një interes: të mbrojë Dakon, Tahirin, Xhafajn, që është i përfshirë në aferen e vëllait të tij, Ballën, Ardi Veliun’, deklaroi Basha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

leshilleshi15/11/2018 23:18

As lleshi e as leshi nuk Dekretohet nga ilir Meta,; me kete veprim meta ka perfituar me qindra mijera simpatizane ne votime per te! Eshte hera e dyte qe e pohoj qe lleshi leshi nuk dekretohet as neser! diten e fundit qe percakton afati!

Shto koment

Denonco