Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Basha: Në pushtet do vijmë si evropian jo si ballkanas

Basha: Në pushtet do vijmë si evropian jo si ballkanas

22:12, 15/11/2018
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Lulzim Basha, deklaroi edhe njëherë mbrëmjen e sotme se ai nuk do ta marrë pushtetin me dhunë apo me grusht shteti.

I ftuar në ‘Real Story’, Basha tha se ai synon të vijë në pushtet si evropianët kjo si ballkanasit

‘Çfarë sistemi duam që të funksionojë? Unë personalisht, që ti e di fare mirë, jam shprehur disa herë publikisht, jam për një vend normal dhe përpiqem që edhe opozitarizmin ta kanalizoj në këtë lloj normaliteti. Unë jam kundër deklamimeve çlirimtare ndaj popullit, sjelljes si çlirimtarë të mëdhenj, pastaj marrjes së pushtetit, abuzimit, kapjes së çdo hallke pushteti, dhe largimit në kushtet e antikushtetueshmërisë apo me gjak. Këto janë tradita ballkanike, unë dua t’i japim fund. Të sillemi si evropianë do të thotë që pushtetin ta marrim si evropianë, ta lëmë si evropianë, pra si shërbëtorë të njerëzve, kaq e thjeshtë është. Po shërbëtorë të njerëzve çfarë do të thotë, të zbatojmë ligjin: detyrimi i parë i çdo institucioni, i institucionit të kryeministrit, i institucionit të parlamentit, i institucionit të bashkisë, është zbatimi i ligjit. Asnjë detyrim tjetër nuk mund të zëvendësojë këtë detyrim. Prandaj po them që të zbatohet ligji, por qe të zbatohet ligji kemi një problem të madh politik, sepse kjo që po zbatohet tek Unaza nuk është as hera e parë e as fusha e vetme ku po shkelet ligji, me të dyja këbët. Shkelja e ligjit në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të organizatës së “Rilindjes” është kthyer në një ligj, dhe zbatimi i ligjit është përjashtim dhe jo rregull. Ky është problemi politik dhe themeli i këtij problemi politik është vetë ilegjitimiteti i qeverisjes, pra raporti ilegjitim që ka ndërtuar me ata që qeveris me zgjedhësit’, deklaroi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/11/2018 23:27

Po Partinë si e mbajte? Si europian apo si antarktidas saharian, ngriva shkriva? Ti nuk ke për të ardhur kurrë në pushtet o mashtrues sorosian, ti që shkove në fushatën e Hinllarit dhe u bëre me Trump pas fitores. Ti nuk ke as ideal e as aftësi si burrë shteti. Ti nuk je as europian e as ballkanas, je thjesht dibran. Si lum ERrama që të ka.

t15/11/2018 22:36

nuk vjen pd ne pushtet me ty ne krye o klysh i soros

Shto koment

Denonco