Shpërthen avokati i njohur: Turp i Greqisë! Varrosën me ceremoni një terrorist ...

Shpërthen avokati i njohur: Turp i Greqisë! Varrosën me ceremoni një terrorist ...

20:05, 08/11/2018
A+ Aa A-

Avokati dhe politikani i njohur Spartak Ngjela, ka shpërthyer pas ceremonisë mortore që ju bë sot Kostandinos Kaçifas, i cili mbeti i vrarë në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Me anë të një statusi në Facebook, ai e cilësoi ceremoninë mortore të Kaçifasit një turp grek, pasi sipas tij ata e varrosën me ceremoni një terrorist.

Ja statusi i plotë i Ngjelës:

Turpi grek i Bularatit

Varroset me ceremonial një terrorist. Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar. Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri. Janë për të qarë hallianë. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri. Por kanë fushë veprimi nga një kryeministër pa asnjë vlerë kombëtare, që me naivitet, njëlloj si Saliu, të dy bashkë menduan se mund të destabilizonin Shqipërinë me ca lapaculë anadollakë të ardhur nga Greqia.

Asgjë nuk mund t’i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz pa asnjë vlerë, që vinë këtu për të fyer shqiptarët. I patë? Të çmendurit që kërkojnë antihistorinë. Asgjë nuk iu bëjnë dot shqiptarëve, sepse gjithçka po shkon drejt bashkimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ky turp i sotëm, do të jetë sigurisht fakt dobibrurës në ecurinë drejt rikthimit të personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.  Janë të humbur historikë këta grekë që bërtasin sot në jerm në Shqipëri… por këtu nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që në 150 vjet i kanë gënjyer për historinë e tyre të falsifikuar.

Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit gjithëshqiptar, duan apo nuk duan neoandartët qesharakë grekë.

Taulant Halili/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna09/11/2018 07:55

Spartak, te ka marre malli te hash falas neper restorantet e ushqimit social,si atehere kur babai te merrej me Tregeti te Brendeshme!? Apo te ka marre malli per kohen e Sigurimit,kur ti beje kerdine mbi hetuesit( tu kujtuan trimerite e tua vetem pasi kishin vdekur te gjithe deshmitaret e kohes tende)!!!?? Mos ndoshta te kputi malli ti thuash edhe nje here Mehmetit qe e ke gabim?! Apo ke mall te dalesh me tranzistor dore te Broadway.. Nacionalizmi te shkon,eshte streha jote e fundit.... Nuk eshte familja ,ate ti as e ke patur,as e ke dhe as do ta kesh kurre.. Eshte nacionalizmi brekegrisur shqiptar...hahahahahaa

Morrina08/11/2018 20:16

Hi Gjelaaaa????

Shto koment

Denonco