Banorët e Unazës së re, kanë dalë sërish në protestë sot. Në ditën e tretë të kundërshtimit të prishjes së shtëpive të tyre, ata kanë bllokuar rrugën.
“Po na prishin shtëpitë pa na paralajmëruar. Nuk hapim rrugën sa të marrim përgjigje.
Jemi dakord të bëhet rruga, por jo të na prishet shtëpia.
Bonusi është qesharak, kryeministri po tallet me ne. Këtë javë na kanë thënë që do të dalim nga shtëpitë. Vetëm një vit qira na kanë dhënë, nuk e dimë se çfarë do të bëhet pas këtij afati.
Pronat tona nuk i lëmë, do të flijohemi. Taksat na i marrin, por legalizimet nuk na i bëjnë”, janë disa prej reagimeve të banorëve.
© SYRI.net
Tani e kuptuat qe po tallet me u e me te gjithe ne? Teper vone per shtepite tuaja. Mend per tjeter here.