Pikë e re kufitare Shqipëri - Mali i Zi në Zogaj të Shkodrës Ilustrim: Pika kufitare e Morinës

Pikë e re kufitare Shqipëri - Mali i Zi në Zogaj të Shkodrës

10:39, 01/11/2018
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot marrëveshjen me Malin e Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) dhe Skje (Mali i Zi) për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasegjerëve në Liqenin e Shkodrës.

Nga studimi i kryer nga Policia Kufitare Shqiptare, në kufirin me Malin e Zi, për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve në zonën e Zogaj të Bashkisë Shkodër, është evidentuar se aty mund të hapet një vendkalim i ri për komunikim ndërkufitar tokësor dhe ujor, në vendin e quajtur “Zogaj/Shkodër- Kraj/Mali i Zi”.

Pika e kalimit kufitar Zogaj është një pikë e përbashkët e kalimit kufitar në Bashkinë e Shkodrës, në kufirin me Malin e Zi, e cila ndodhet 11 (njëmbëdhjetë) km në veriperëndim të qytetit të Shkodrës, në bregun e liqenit të Shkodrës.

Përparësitë që priten nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje lidhen me lehtësimin e lëvizjes së banorëve të zonave afër Bashkisë së Shkodrës dhe zonave të Malësisë së Krajës, komuna e Tivarit - Mali i Zi, në të dyja anët e kufirit, shkurtimin e distancës, kontrollin më të mirë të sektorit të kufirit në zonën e Zogajt dhe veçanërisht kontrollin e bregut të liqenit të Shkodrës, si dhe shfrytëzimin e vlerave turistike të liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Malësisë së Tivarit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco