Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Reforma, Bylykbashi: Me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira, shihni Durrësin …

Reforma, Bylykbashi: Me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira, shihni Durrësin …

08:53, 27/10/2018
A+ Aa A-

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se lajmotivi i kësaj reformës zgjedhore është dekriminalizimi i zgjedhjeve, e cila mund t’i japë shqiptarëve një mundësi për të votuar, pa ndërhyrjen  dhe ndikimin e grupeve kriminale. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, tha për Faxnews se reforma zgjedhore duhet të prodhojë një kod të jashtëzakonshëm që mund të përdoret në zgjedhje.

“Reforma zgjedhore në atë periudhën që ngriti problematikat jo ato që ngre OSBE. Reforma zgjedhore vuri një numër çështjesh dhe debatesh. Të gjitha rekomandimet të OSBE-së janë të karakterit kriminal, si shit-blerja e votës që është vepër penale. Lajmotivi i kësaj reforme është dekriminalizimi i zgjedhjeve. Duke hequr krimin i japim mundësi shqiptarëve të votojnë.   Kur ne themi dekriminalizimi i zgjedhjeve, ne duhet të luftojmë krimin zgjedhor. Një krim zgjedhor që ka të bëjë me kriminelë dhe grupet kriminale  që përpiqen të influencojnë, ne e kemi me Ramën që ka ngritur rrjetin e tij në gjithë vendin dhe ia ka delegauar kryetarëve të tij për të ndikuar në zgjedhje.  Reforma zgjedhore mund të prodhojë një kod të jashtëzakonshmën për zgjedhjet”, tha ai.

Për Bylykbashin ajo që ka rëndësi për kryetarët e bashkive në Durrës apo në Elbasan është vetëm pushteti.  Teksa i referohet rekomandimeve të OSBE-së në vitin 2017, ai thekson se këto rekomandime zbulojnë se ne jemi në një situatë  jo vetëm më të përkeqësuar, por edhe shumë të rëndë. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, thekson se shumica e çështjeve nuk lidhen me kodin zgjedhor, por me vetë zgjedhjet. Duke iu referuar arrestimeve të fundit gjatë operacioni “VOL-VO4”, ai akuzon qeverinë se mund t’i lirojë pak nga pak më vonë të arrestuarit, derisa të prishen provat.

Bylykbashi thekson se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe qyteti i Durrësit është shembulli kontret i kapjes së territorit nga bandat që ndajnë pushtetin ndërmjet tyre.

“Ka një element kundërlogjik në këtë zgjedhje, se kriminelët nuk i lexojnë ligjet, kryetarit të Bashkisë në Durrës apo në Elbasan i intereson vetëm pushteti. Në 2017 dolën prioritare rekomandimet e OSBE-së, nuk jemi në një situatë të përkeqësur, por shumë të rëndë. Shumica e çështjeve që ka të bëjë me zgjedhjet nuk ka të bëjë me kodin zgjedhor por me zgjedhjet.  Qeveria arreston një numër të caktuar personash dhe i lirojnë pak nga pak deri sa të prishin provat.  Rama nuk mund të jetë më ai që dikton vullnetin politik. Kjo është elementi që duhet të kenë të qartë shqiptarët, me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Vettingu i politikanëve mund të bëhet pjesë e reformës zgjedhore, por është shprehje e vullnetit politik.  Në Durrës tregohet qartë si është bërë është kapja e territorit nga bandat që ndajnë pushtetin ndërmjet tyre”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco