Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:11, 27/10/2018
A+ Aa A-

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Basha thekson se Dako është i pari që duhet arrestuar dhe paralajmëron dy kryeprokuroret

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka theksuar sërish sot se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është i pari qeveritar që duhet të arrestohet për krimin me zgjedhjet, grabitjen e votave në bashkëpunim me bandat, dhe i ka paralajmëruar sërish dy drejtueset e prokurorive, Arta Markun dhe Donika Prelën që të mos dëmtojnë provat.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/205127/basha-thekson-se-dako-eshte-i-pari-qe-duhet-arrestuar-dhe-paralajmeron-dy-kryeprokuroret/

 

Shpërthen Paloka ndaj ‘xhuxhit’: Ti cub? Ta ‘shëtisin’ familjen me makinë...

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar ashpër por dhe me ironi ndaj qëndrimeve të fundit të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/205169/shperthen-paloka-ndaj-xhuxhit-ti-cub-ta-shetisin-familjen-me-makine/

 

Rëndohet pozita e Vangjush Dakos; kishte marrë përsipër që të mbronte ‘Avdylët’ nga policia

Edhe pse nga dosja “339” ka dalë për publikun vetëm maja e ajsbergur, duket se pozita penale e kryetarit të bashkisë Durrës po rëndohet orë pas ore. Sot edhe zyrtarisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si i përfshirë në organizatë kriminale dhe shitblerje votash, i cili shfaqet duke komunikuar me anëtarë të grupit “Avdylaj” dhe thirret prej tyre si “Xhuxhi”.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/205202/rendohet-pozita-e-vangjush-dakos-kishte-marre-persiper-qe-te-mbronte-avdylet-nga-policia/

 

Gallatë e madhe në rrjet me 'Supermenin' dhe 'Xhuxhin' e Rilindjes; argëtohuni dhe mendoni!

 “Unë jam njeri me ndjenja, kam reputacion, jo vetëm në Durrës, po në gjithë Shqipërinë. Jam akulllore. I shikon këto duar, janë akullore, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista, shkoj edhe në burg për të kërkuar vota, por nuk më lë drejtori, Unë në fushatë jam supermen, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë, askush nuk ma kalon me përdorimin e telefonit, vetëm Edi Rama me mesazhe...”

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/205160/gallate-e-madhe-ne-rrjet-me-supermenin-dhe-xhuxhin-e-rilindjes-argetohuni-dhe-mendoni/

 

Gjuha e Dakos ndaj Bashës/ Këlliçi: Foli ashtu se është i kapur nga paniku, e ka braktisur edhe Rama

Kreu i FRPD-së, Belind Këllici, ka komentuar në studion e lajmeve të  Syri.net, gjuhën e rrugës së përdorur nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/205254/gjuha-e-dakos-ndaj-bashes-kellici-foli-ashtu-se-eshte-i-kapur-nga-paniku-e-ka-braktisur-edhe-rama/

 

Berisha lëshon ‘bombën’: Vuçiç po realizon ëndrrën e Millosheviçit përmes Thaçit për ‘Serbinë e madhe’

Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që ka nisur dje në Gjenevë (24-28 tetor) ku shqiptarët nga Ballkani po përfaqësohen denjësisht nga liderë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në këtë samit botëror po marrin pjesë edhe shumë liderë nga Ballkani dhe vendet tjera botërore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/205310/berisha-leshon-bomben-vucic-po-realizon-endrren-e-milloshevicit-permes-thacit-per-serbine-e-madhe/

 

DW: Baronët e drogës në Shqipëri të paprekshëm, aksionet erdhën pas vizitës së…

Televizioni gjerman, Deutsche Welle raportoi për valën e arrestimeve në Shqipëri në kuadër të mega-operacionit ‘Vol-Vo 4’. Sipas televizionit, në operacion kanë marrë pjesë mbi 1500 policë.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/205287/dw-baronet-e-droges-ne-shqiperi-te-paprekshem-aksionet-erdhen-pas-vizites-se-hellip/

 

Franca kërcënon Gjermaninë me bojkotin e planit për zhvillimin e avionëve luftarakë

Franca ka kërcënuar se do të anulojë një projekt franko-gjerman për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme, nëse Gjermania nuk pranon të lejojë eksportet e pakufizuara të avionëve, madje edhe në vendet e përfshira në konflikte, njoftoi të premten revista Der Spiegel.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/205350/franca-kercenon-gjermanine-me-bojkotin-e-planit-per-zhvillimin-e-avioneve-luftarake/

 

I dyshuari për pakot-bombë do të përballet me pesë aktakuza

I dyshuari 56 vjeçar u arrestua në Floridë, në lidhje me dërgimin e pakove-bombë për figura të larta publike, kryesisht kritikë të presidentit Donald Trump.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/205346/i-dyshuari-per-pakot-bombe-do-te-perballet-me-pese-aktakuza/

 

E bujshme/ Gattuso pranë shkarkimit, ky trajner gati të marrë drejtimin e Milanit

Milani po mendon për shkarkimin e Gennaro Gattusos.

Pas humbjes në shtëpi përballë Real Betis, trajneri i Milanit, pritet të largohet për shkak të mungesës së rezultateve.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/205268/e-bujshme-gattuso-prane-shkarkimit-ky-trajner-gati-te-marre-drejtimin-e-milanit/

                                     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco