Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Rëndohet pozita e Vangjush Dakos; kishte marrë përsipër që të mbronte ‘Avdylët’ nga policia

Rëndohet pozita e Vangjush Dakos; kishte marrë përsipër që të mbronte ‘Avdylët’ nga policia

15:47, 26/10/2018
A+ Aa A-

Edhe pse nga dosja “339” ka dalë për publikun vetëm maja e ajsbergur, duket se pozita penale e kryetarit të bashkisë Durrës po rëndohet orë pas ore. Sot edhe zyrtarisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si i përfshirë në organizatë kriminale dhe shitblerje votash, i cili shfaqet duke komunikuar me anëtarë të grupit “Avdylaj” dhe thirret prej tyre si “Xhuxhi”.

Megjithëse prokuroria thotë zyrtarisht se nuk ka regjistruar një procedim penal në emër të tij, dyshohet se kryebashkiaku flet me Jasin Kalën, thënë ndryshe me nofkën Cine.

Numri që mendohet se i përket Vangjush Dakos (Mbrëmë në “Opinion” e pranoi se është ai vetë, pas atij numri) i cili përfundon me 300, zhvillon bisedën e mëposhtme mes numrit që përfundon me 489 dhe që i përket Jasin Kalës.

Jasin Kala i shkruan Dakos: Shif se do vijnë FNSH këtu tek unë. Kështu më thanë, Cini jam

Vangjush Dako : Jam në Itali

Jasin Kala rezulton se është banor në Shijak. Ka përdorur gjeneralitetet Jasin Avdyli. Përdor gjashtë numra telefoni. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar një sërë përgjimesh telefonike të Jasin Kalës jo vetëm me bashkëpuntorët e tij të ngushtë, por edhe pjesëtarë të grupeve.

Prokuroria dyshon me tej se biseda është zhvilluar më herët mes anëtarëve të grupit, pasi kanë informacion se drejt tyre në Shijak po shkonin forcat speciale FNSH.

Jasin Kala: Ma jep pak numrin e Xhuxhit

Por në këtë fashikull mungon një fletë.

Përgjimet tregojnë se Vangjush Dako komunikon me Altin Avdylin me emrin Niçe më 27 qershor të vitit 2017, një dite pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe kërkon që të flasë me Astritin për ta falenderuar. Astrit Avdyli është arrestuar tashmë me akuzën e trafikut të drogës dhe një nga personat kryesorë të grupit.

Pavarësisht gjithë këtyre provave skandaloze, prokuroria ende nuk e ka marrë në pyetje Vangjush Dakon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco