I dyshuari për pakot-bombë do të përballet me pesë aktakuza

I dyshuari për pakot-bombë do të përballet me pesë aktakuza

23:50, 26/10/2018
A+ Aa A-

I dyshuari 56 vjeçar u arrestua në Floridë, në lidhje me dërgimin e pakove-bombë për figura të larta publike, kryesisht kritikë të presidentit Donald Trump.

Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se i arrestuari, i identifikuar si Cesar Sayos, do të përballet me pesë aktakuza duke përfshirë dërgesë me postë të eksplozivëve dhe kërcënim të ish-presidentëve.

Këto veprime Trump i cilësoi si të neveritshme, përderisa tha se ai do të përndjekjet penalisht deri në nivelet më të larta ligjore.

Cesar Sayoc u arrestua nga policia në Broward Conty dhe ishte gjetur përmes ADN-së.

Sayoc u lind në New York dhe ishte arrestuar më parë në nëntor të 2002-ës për gjuajtjen ose vendosjen e pajisjeve destruktive.

12 pako të dyshimta me mjete eksplozive u janë dërguar përmes sistemit postar amerikan pjesëtareve demokrate dhe figurave të larta publike gjatë ditëve të fundit.

Në mesin e personave që u janë dërguar pakot ishin edhe ish presidenti Barack Obama, ish zëvendëspresidenti Joe Biden, demokratja Hillary Clinton, aktori i njohur Robert De Niro e gjiganti mediatik CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco