Tabaku: Rama do të bëjë monopol lojërat e fatit që t’i komandojë ai dhe njerëzit e tij

Tabaku: Rama do të bëjë monopol lojërat e fatit që t’i komandojë ai dhe njerëzit e tij

22:05, 23/10/2018
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, thekson se Rama do të mbyllë të gjitha lojërat e fatit në vend, në mënyrë që të gjitha paratë e shqiptarëve t’ia marrë BastArena, kompania sportive e Olsi ramës.

Më tej Tabaku ka renditur në Facebook, disa fakte që tregojnë se Rama nuk e ka seriozisht kur thotë do të ndalojë bixhozin në vend, thjeshtë do t’i monopolizojë ato në një dorë të vetme, në mënyrë që paratë e shqiptarëve t’i marrë të gjitha ai.

Ja postimi i Tabakut:

Për kumarxhinjtë e politikës!

Sado që thërret “Kam të drejtë” e bërtet prapë është i pabesueshëm:

1. 6 javë më parë uli taksat për biznesin e lojërave të fatit dhe rrëzoi edhe dekretin e Presidentit që e kthente ligjin pas;

2. Lidhi një kontratë koncesionare që akoma se ka bërë publike për Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit me ortakun e vëllait të tij në biznes;

3. Regjistroi kompaninë e Basteve Online me kontratë për bastet në distancë.

4. I garantoi kompanisë Bast Arena një muaj publicitet në Televizionin Publik Shqiptar;

4. Katërfishoi pikat e basteve siç edhe vetë e pohon “falë edhe mbështetjes të gjithë zinxhirit shtetëror nga polici më i thjeshtë tek kryeministri”.

5. I dha pronarëve të Lojërave të Fatit leje ndërtimi duke angazhuar arkitektin e tij të preferuar në projektet e tyre.

Pas gjithë kësaj, kërkon të bëjë monopol shtetëror! Si do ta bëjë monopolin shtetëror kur Kryeministri di të japë vetëm PPP? Shteti shqiptar do lozë bixhoz? Ky shtet që jep me koncesion çdo rrugë, spital e shkollë, çdo shërbim shëndetësor do bëka biznes shtetëror për lojërat e fatit? Thjeshtë do të mbledhë në një dorë të gjitha lojërat e fatit për ti komanduar ai dhe njerëzit e tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco