Manjani: Ja si do të përhapet më keq bixhozi, karta plastike në çdo kioskë ...

Manjani: Ja si do të përhapet më keq bixhozi, karta plastike në çdo kioskë ...

12:41, 19/10/2018
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur bindjen se ligji për mbylljen e lojërave të fatit do të bëjë të kundërtën: ai do t'i përhapë më shumë ato, pasi kompanitë e basteve online nuk do të rrinë pa vepruar, por do të afrojnë kanale të tjera për të luajtur. "E vetmja gjë që mbetet për t’u parë është në sa duar do të ndahen paratë që qarkullojnë sot në këtë treg..!", nënvizon Manjani në përfundim, duke zbuluar qëllimin e vërtetë të nxjerrjes së këtij ligji nga Rama. 

Mesazhi i plotë i Manjanit:

Që të kuptohemi: Ligji i ri për lojrat e fatit do ta shtojë dhe jo kufizojë luajtjen e bixhozit. Do ta përhapë më keq sesa deri më sot. Vërtetë mbyllen qepenat aktuale, por loja on line e sjell bixhozin në çdo celuar, ipad apo kompjuter personal. Pra edhe ato që deri më sot nuk hynin tek qepenat e lokaleve të lojrave të fatit, do joshen nga ftesa që ju vjen në celular. Do ta kenë aty gjithnjë prezente një “ofertë” për të luajtur.

Pra nga sëmundja e izoluar e lokaleve do ketë epidemi elektronike! Kushdo që ka një mjet elektronik smart do jetë i ftuar të luajë. Përveç ata që janë mësuar të luajnë do ketë të rinj...

Si do luajnë lojtarët me karta debiti apo krediti?!

Joooo.

Kompania/kompanitë e lojrave të fatit do shesin karta plastike në çdo cep e kioskë. Pra njerëzit do blejnë CASH sa karta të kenë mundësi dhe do luajnë!

Të mos themi që kafenetë e zakonshme mund të vënë IPade me software të lojrave on line, ku “kafexhitë” mund të lujanë për qejf.

Pra as qepenat nuk mbyllen, siç reklamon Kryeministri!

E vetmja gjë që mbetet për t’u parë është në sa duar do ndahen paratë që qarkullojnë sot në këtë treg..!

Por, që do mbyllet bixhozi është rrena më e madhe e kohës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco