Bruksel, PD: Balla i lidhur me trafikantë droge, të largohet

Bruksel, PD: Balla i lidhur me trafikantë droge, të largohet

14:22, 15/10/2018
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE në Bruksel që ka nisur sot në mesditë, kryetari i komisionit të përbashkët parlamentar, deputeti i PD-së, Genc Pollo, kërkoi në emër të opozitës që komisioni i përbashkët të mos drejtohet më nga Taulant Balla, i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar

Genc Pollo tha në fjalën se "është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar. Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s'ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave. Eurodeputetët janë të sikletosur nga Balla: "Ç'të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën". Eurodeputetët kanë kërkuar zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla, një pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision dhe po si Tahiri, të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues."

Pas këtij denoncimi nga ana e Pollos, përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga mbledhja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco