Rama-Marku po ju mashtrojnë/ Pse nuk bëhet publike përgjigja e ekspertizës angleze..

Rama-Marku po ju mashtrojnë/ Pse nuk bëhet publike përgjigja e ekspertizës angleze..

10:17, 07/10/2018
A+ Aa A-

Një ditë më parë, prokuroria e drejtuar nga Arta Marku, një ushtare e bindur e Edi Ramës ka mbyllur çështjen e denoncimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, si të lidhur me trafikun e drogës.

Sipas prokurorisë, zëri në audio-skandalin e regjistruar nga Albert Veliu, nuk ishte i Agron-Geron Xhafajt, por i një aktori.

Gjithçka deri këtu është zhvilluar ashtu sikurse ka thënë që më parë Edi Rama. Ishte po ky që tha 24 orë pas publikimit se zëri nuk ishte i Agron-Geron Xhafajt, e po ky që tha se ai që fliste në anën tjetër ishte një aktor.

Arta Marku i ka zbatuar në mënyrën më të mirë, urdhërat e marrë nga Rama.

Por ajo që i tradhton, si Edi Ramën dhe Arta Markun është fakti se, pse nuk bëhet publike përgjigja e laboratorit anglez në lidhje me audio-përgjimin.

Cila është arsyeja që fshihet kjo përgjigje?

Por në fakt burime kanë bërë të ditur se njësoj si italianët edhe laboratori anglez nuk e kanë marrë të mirëqenë audio-përgjimin për faktin se prokuroria shqiptare nuk ka dërguar origjinalin, por një kopje.

Pa një përgjigje nga laboratori anglez, Prokuroria në Tiranë ka vendosur të shfajësojë Agron-Geron Xhafajn dhe të akuzojë se bëhet fjalë për një audio-regjistrim të rremë.

Këtu duket qartë që Edi Rama e Arta Marku po përpiqen që të mashtrojnë shqiptarët për ditë me diell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz07/10/2018 14:56

Mos valle kjo tyryfylja u zgjodh ne ate post mes tymit dhe flakeve per ti sherbyer drejtesise?! Nje njeri me sadopak integritet nuk do pranonte kurre te zgjidhej ne ate menyre qe u zgjodh kjo sherbetore e pusht-etareve.

Shto koment

Denonco