Teatri/ Vasili: Sot Rilindja doli jashtë ligjit

Teatri/ Vasili: Sot Rilindja doli jashtë ligjit

20:13, 18/09/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka quajtur votim idiot të mazhorancës, mendimin e ligjit për teatrin. Sipas tij, me këtë veprim, mazhoranca nxori veten jashtë ligjit.

Vasili shkruan se nga sot çdo veprim kundër Rilindjes është legjitim.

Ja postimi i Vasilit:

Amendimi i ligjit te teatrit, nxjerr jashte ligjit rilindjen.

Votimi i dekretit te presidentit per teatrin ka vetem dy alternativa:

Votimi pro do te thote rrezim i ligjit.

Votimi kunder me 71 vota do te thote ligji mbetet ne fuqi.

Amendimin e ligjit e ndalon Kushtetuta.

Rilindja me votimin idiot per amendimin e ligjit ne komisionin e veprimtarive prodhuese thjesht nxori veten jashte ligjit.

Rilindja pra doli jashte ligjit se shkeli kushtetuten.

Cdo qendrim,aksion dhe reagim ndaj rilindjes si eshte legjitim si ndaj cdo partije qe ka dale jashte nga babezia e saj per vjedhjen e prones publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco