Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Basha i jep ultimatum të fortë, Ruçi në panik zbaton në moment 'urdhrin' e kreut të opozitës

Basha i jep ultimatum të fortë, Ruçi në panik zbaton në moment 'urdhrin' e kreut të opozitës

11:31, 13/09/2018
A+ Aa A-

Paralajmërimet serioze dhe gjuha teje e ashpër e kreut të PD, Lulzim Basha, nga Durrësi kanë bërë që kryetari i Kuvendit të zbythet dhe të publikojë draftin që opozita ka dorëzuar në Kuvend për Vettingun e politikanëve. Ky propozim kishte katër ditë që ishte dorëzuar zyrtarisht me gjithë firmat e deputetëve, por Ruçi refuzonte ta publikonte.

Por sot nga tryeza e Durrësit,  Lulzim Basha, e akuzoi Gramoz Ruçin se po shkel hapur dhe me qëllim  rregulloren e Kuvendit për këtë çështje.

“Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online projektligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës…Në emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: ‘Respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët…”, tha Basha.

Pas këtij ultimatumi të ashpër, vetëm pak minuta më pas, Basha u njoftua live, se Gramoz Ruçci ishte zbythur duke publikuar projektligjin e opozitës, për vettingun në politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomy13/09/2018 12:58

“Ne panik”??! Keta bejne teater per ti rritur piket njeri tjetrin ky thote ne panik... Me ke do i beje panik rucit basha? Me spahon, salianjin, dumen apo ...veten? Morrat e kuq s’paskan te mbaruar!

Shto koment

Denonco