Shpërthen Kokëdhima: PS-ja, po tkurret me shpejtësi, `po bënë shtet` me kryepolicë që drejtojnë narkotrafikun

Shpërthen Kokëdhima: PS-ja, po tkurret me shpejtësi, `po bënë shtet` me kryepolicë që drejtojnë narkotrafikun

10:42, 06/12/2016
A+ Aa A-

Shkarkimi që kryesia e Partisë Socialiste i bëri Koço Kokëdhimës nga pozicioni i rëndësishëm i Sekretarit për çështjet zgjedhore, duket se ka të bëjë me ashpërsimin e gjuhës së tij kundër lidershipit të kësaj force menjëherë pas shpallje së lëvizjes, për një reformimin total të partisë.

Por duket se Kokëdhima nuk ka ndërmend, të ndalet. Menjëherë pas kësaj ai ka ngritur nga Vlora alarmin, se PS-ja në çdo dy vjet që testohet në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme vetëm tkurret. Ai gjithashtu ka çmontuar edhe teorinë e Ramës, se Rilindja është duke “bërë shtet”.

 “Fakt është se në çdo dy vjet, që testohet mbështetja elektorale, Partia Socialiste rezulton më e vogël se dy vjet më parë. Si mund ta rindërtojmë besimin e mbështetësve tanë ndaj Partisë Socialiste?

Kjo nuk bëhet duke u përpjekur ti manipulojmë me fushata mediatike. Nuk do arrijmë asnjë sukses duke ju bërë lavash truri zgjedhësve dhe militantëve tanë. Jo, kjo nuk do ta ndalë reduktimin, tkurrjen dhe zvogëlimin e Partisë Socialiste.

Nqs nuk marrim masat e nevojshme, në zgjedhjet e ardhshme ne do humbasim akoma më tepër forcën dhe ndikimin elektoral. Me tezën se po bëjmë shtet, nuk bindim dot njeri. Askush nuk na beson se po bëjmë shtet kur, në gjithë qarqet e bashkitë e vendit, në krye të ekonomisë kriminale dhe të trafikut të mariuanës, qëndrojnë funksionarët e policisë së shtetit”, deklaroi ashpër ish-deputeti rebel i PS-së. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco