Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Kam një porosi nga Engjëll Agaçi: 'A të ndalon më ky tren në stacion?! Të ngelesh pa punë... Njeriu bën kompromise në jetë'

Kam një porosi nga Engjëll Agaçi: 'A të ndalon më ky tren në stacion?! Të ngelesh pa punë... Njeriu bën kompromise në jetë'

11:11, 28/08/2018
A+ Aa A-

Edi Rama duket se që në momentet e para që ka ardhur në pushtet, ka pasur me vete një plan gjigant për pronat në Shqipëri të cilin faktikisht e ka realizuar, edhe pse “gozhda” vazhdon të jetë e ngecur në Gjykatën e Strasburgut.

Si parapritë të asaj që do të bënte në vite në vazhdim, Rama ka pasur si synim që të hiqte qafe Gjykatën e Strasburgut, “foltorja” e fundit ku pronarët e vërtetë shqiptarë kanë besim dhe falen, pas masakrimit që u bëhet këtu nga qeveria dhe gjykatat trashëgimisë së tyre.

Ky ishte edhe thelbi i misionit të qershorit 2014, me të cilin ngarkoi krahun e tij të djathtë për gjithë punët e pista që bën Edi Rama, Sekretarin e Përgjithshëm në kryeministri, Engjëll Agaçin. Duke përfshirë në atë kohë edhe ish-zëvendës kryeministrin Niko Peleshi, të cilin e nisi për në Strasburg në krye të një delegacioni të përbërë edhe nga Avokatja e Shtetit Alma Hiçkaj, ish-Zëvendësministri i Drejtësisë Idlir Peçi, drejtoresha e atëhershme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe Ministre e tanishme e Biznesit Sonila Qato, si dhe Denar Bibën, edhe ky i shpërblyer më vonë në krye të KQZ.

Synimi ishte që të të bindnin kreun e Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Dean Spelmann që të pezullonte shqyrtimin e të gjitha rasteve që lidheshin me kthimin dhe kompensimin e pronave, deri në hartimin dhe zbatimin e një ligji të ri mbi pronën, që qeveria Rama premtonte se do të miratonte së shpejti. Për këtë arsye Denar Bibës ju ngarkua misioni që të takonte gjyqtarin tonë në këtë Gjykatë, Ledi Bianku dhe ta bindte që të ndërhynte për realizmin e planit malinj të Ramës me pronat, me anë të joshjes dhe premtimeve por edhe duke e shantazhuar dhe kërcënuar se kur të kthehej në Shqipëri do të ngelej pa punë.

 Në audio-përgjimin e publikuar sot nga exit.al dëgjohet qartë se si Denar Biba, pasi i bën ofertën Biankut e kërcënon hapur: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.

Përgjmi i plotë i bisedës mes Denar Bibës dhe gjyqtarit Ledi Bianku

“Më mori Engjell Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/08/2018 11:47

E kuptoni o popull çfarë mafiozësh na qeverisin. Duan të shantazhojnë, të blejnë e të kompromentojnë Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Mendoni se çfarë koncepti kanë këra brraca për drejtësinë e për gjykatat shqiptare. Këta kriminelë vrasës bij kriminelash gjaksorë do bëjnë vetting në drejtësi?!? O të keqen e lumit që nuk na mori për të na hedhur në det.

askushi28/08/2018 11:30

eshte video e sajuar..ha ..ha..ky maskara qe kete vende po e ha....se burra ketu ska..se te gjithe jane bere me fustane gra..

Shto koment

Denonco