Krimet makabër në Korçë e Fier, reagon kreu i PD-së, Basha: Varfëri dhe dëshpërim në shoqëri

Krimet makabër në Korçë e Fier, reagon kreu i PD-së, Basha: Varfëri dhe dëshpërim në shoqëri

11:06, 05/12/2016
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dy krimet e rënda të ndodhura sot në Korçë dhe dy ditë më parë në Fier.

Sipas Bashës, shoqëria shqiptare ndodhet mes varfërisë dhe dëshpërimit, që sjellin edhe këto krime brenda familjeve.

Ja çfarë shkruan kreu i PD-së në Facebook:

Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.

Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.

Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.

Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco