Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Denoncimi, zbulohet skenari: Ja si po përgatitet lirimi nga burgu i vëllait të një drejtori të lartë të Policisë

Denoncimi, zbulohet skenari: Ja si po përgatitet lirimi nga burgu i vëllait të një drejtori të lartë të Policisë

09:23, 19/07/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëron, pas një denoncimi qytetar, se qeveria ka përgatitur skenarin për lirimin nga burgu të një trafikanti, vëlla i nëndrejtorit të Policisë së Kufirit Xhevahir Karaj, arrestuar në kuadrin e një operacioni ndërkombëtar. 

Ish-Kryeministri nënvizon në mesazhin e tij në Fb se po "përgatitet lirimi i trafikantit, vëlla i narkodrejtorit të lartë të Noriegës"  dhe fton në vijim të lexohen faktet e afruara nga qytetari anonim.

Qytetari shkruan se "në datë 25-26 korrik do të zhvillohet gjyqi ndaj 39 personave të arrestuar për trafik të qenieve njerëzore në USA, Kanda dhe Angli. Në këto ditë, pritet të lirohen me kusht ose me detyrim paraqitjeje, 4 persona dhe njeri prej tyre është Artur Karaj, vëllai i Nëndrejtorit të Kufirit për Shqipërinë, Xhevahir Karajt. Xhevahir Karaj, në pikat kufitare, merr zarfin e radhës me mirëra euro brenda. Pra, në ditët kur gjykatat, mbyllen, pritet lirimi i Artur Karajt si i pafajshëm", shkruan denoncuesi.

 MESAZHI I PLOTE

“Respekte zoti Berisha.

Ky lajm eshte 99% i vertete.me dt 25 ose 26 do shvillohet gjygji ndaj 39 personave te arrestuar per trafik te qenieve njerzore USA Kanada Angli nje finalizim i Operacionit nga policit e europol e interpol ne vendin tone e me keto dt te siperpermendura pritet te lirohen me kusht ose detyrim paraqitje 4 persona mes ketyre eshte artur karaj vellaj i nendrejtorit te kufirit per shqiperin z xhevahir karaj qe deri ne vitin 2013 ishte i pa pune i shkarkuar e i larguar nga policia e shtetit pas cuarjes per ndjekje penale mbas vizites se ish kryministrit te asaj kohe ne vlore z fatos nano.

Xhevahir karaj ne cdo kontroll qe ben per analize pune ne pikat kufitare merr zarfin e rradhes me mijera euro brenda e me keta qindra mijera euro ka shkolluar dy djemt e tij ne angli e gjermani.

ne ditet kur gjykatat mbyllet pritet lirimi i artur karajt si i pafajshem.ju lutem anonim”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco