'Teatri do të sjellë përplasje mes qytetarëve e qeverisë'

'Teatri do të sjellë përplasje mes qytetarëve e qeverisë'

18:30, 04/07/2018
A+ Aa A-

Aktivisti i shoqërisë civile dhe pedagogu Erion Kristo ka treguar se çështja e Teatrit Kombëtar mund të sjellë një përplasje të qeverisë me qytetarët.

‘Teatri mund të kthehet në pikën që dallga shkon edhe para, por mund të kthehet edhe pas’, është shprehur Kristo në studion e SYRI.net përballë gazetarit Alen Xhelili.

‘Deri në atë moment ishte vetëm një thënie, që Teatri do prishet dhe kaq.

Teatri është një institucion që nuk është pjesë e jetës së shumicës së shqiptarëve. Shumica prej tyre e kalojnë kohën në loto sport.

Ne kemi zgjedhur të bëjnë këtë jetë, tallava, politikë e sport.

Edhe artistët duke u goditur rëndë nga politika, pasi bëhet fjalë për qindra milionë euro. Është një histori e jashtëzakonshme.

Shqiptarët në Facebook të shkatërrojnë robt e shtëpisë, por nuk del kurrë të përplaset me një akt të çfarëdolloj.

Në Facebook ne asgjësojmë, Kinën, Francën, por nuk dalim në shesh.

Kur Edi Rama nxori ligjin për ta shembur teatrin, reaguan të gjithë. Artistë dhe personazhe të njohura kanë reaguar.

Teatri Kombëtar vërtetë nuk është ‘La Scala’, por as shqiptarët nuk janë milanezë’, është shprehur Kristo në studion e SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco