Rikonfirmimi i Arta Markut, PD: Lajm i keq, kamikazja e Ramës do të përgjigjet para drejtësisë

Rikonfirmimi i Arta Markut, PD: Lajm i keq, kamikazja e Ramës do të përgjigjet para drejtësisë

13:13, 04/07/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike e ka konsideruar si lajm të keq për reformën në drejtësi, rikonfirmimin në detyrë të Arta Markut, kryeprokurores së përkohshme dhe ka garantuar se nuk do të jetë e largët dita kur do të përgjigjet para drejtësisë si të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Reagimi ka ardhur pasi KPK-ja shpalli sot se Marku e kaloi Vetingun.

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, nga selia blu, e ka cilësuar Markun si kamikazen e kryeministrit Edi Rama dhe arsyeja e vetme pse ajo qëndron në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është besnikëria që po tregon ndaj tij dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.  

"Ne e paralajmëruam dje këtë vendim politik të organeve të Vettingut, - tha Alibeaj, -  pavarësisht se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional. Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme.

1) Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.

2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.

4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.

5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por kjo nuk ndodhi, sepse procesi drejtohet nga Edi Rama. Prandaj  dhe kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vettingun dhe do të qëndrojë në detyrë.

Sot në Krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm!

Vendimi i sotëm i Komisionit të vettingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij.

Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në Krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut.

Në garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, përfshirë kamikazen e Edi Ramës në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i sherbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze.

Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të mira europiane dhe jo sipas standardeve të narko-shtetit të Edi Ramës," nënvizoi Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp04/07/2018 14:08

Z."Minister i Brendshem "i qeverise ne hije.Denimi i nje qytetari qe gjendet ne shkelje te perseritur te ligjit kur behet nga gjykata ,apelohet.Nese te gjithe prokuroret do kishin vepruar me te njejten zell si Kryeprokuroja e P.P, me qindra qytetar qe sot ndodhen te gjymtuar apo nte ikur ne ne boten tjeter ,do kishin fat tjeter.Pi gjithe naten neper lokale e del ne xhade aksidento veten dhe te tjeret vetem ketu ndodh ne keto permasa.Ju si deputet ,zyrtar te larte , beni te njejtin gabim.Mbajtja ne burg per 2- 3 muaj tej afateve eshte pergjegjesi e Znj.Marku dhe ju keni te drejte.Si qytetar dua te di , a eshte ankuar qytetari per kete ne gjykate, a ka kerkuar demshperblim per kohen e kaluar kot ne burg?.A ka ndikuar Znj.Marku ne gjykate me influencen e saj per shkak te postit qe kishte?.A eshte ankuar qytetari ne KPK per Znj.Marku?.Apo qytetari thjeshte ja ka falur lajthitjen Znj.Marku.Keto te tjerat jane prralla.Para ONM dhe KPK dhe SPAK do shkojne te gjithe.Nese ka vonesa pergjegjesi direkt e politikes.Une personalishte jam ankuar ne KPK per dy procese gjyqesore , per gjyqtar te caktuar.Ne fakte pergjegjesija sipas meje eshte se gjyqtaret nuk kane guxuar ti tregojne vendin institucioneve publike.Nuk jane as te korruptuar dhe as te pa afte profesionalisht te pakten ne keto ceshtje..Ceshtjet do t'ja beje te ditur edhe ONM.Mos duhet te na etiketoni pastaj si spiuna te te huajve.

Shto koment

Denonco