Mafia/ Mesazhi i fortë i Bashës

Mafia/ Mesazhi i fortë i Bashës

17:56, 03/07/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës ka përshëndetur sot deklaratën e fortë të bërë nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili i shpalli luftë mafies.

Përmes një postimi në twitter, Basha shkruan se po vjen era e ndryshimit, dhe së shpejti mesazhi i salvonit do të bëhet realitet dhe në Shqipëri, duke shtuar se mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës po e ndiejnë frikën nga presioni i Italisë.

Ja çfarë shkruan Basha:

Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpëjti edhe në anën tjetër të Adriatikut.  Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të të vërtetave të deridjeshme…

Ndërkohë që Salvini më herët shkruante se mafies në Itali i ka ardhur ora të zhduket përgjithmonë.

Ja postimi i Salvinit:

Për mafiozët mbaroi koha, kur bënin si t’ju donte qejfi! Tani duhet të demonstrojmë se Shteti është më i fortë. Në fund, do të më pëlqente të kujtohesha si ai që luftoi kamorrën, ndragheten dhe mafian më shumë së të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi04/07/2018 18:01

Hahaha krasasi tp

krasasi tp 03/07/2018 18:26

Qytetaret duhet te clirohen nga skepticizmi lidhur me rolin e opozites .Dekllarata e Z.Basha na jep siguri.Ate qe do lere mangut opozita ne luften kunder mafies, do ta mbush Z.Salvini ne Itali.Po mafja ne Shqiperi?.Si seksion i asaj Italiane mund ta haj ndonji shpull, nderkohe qe politika do nxitoj ti ver kompresa akulli.

Shto koment

Denonco