Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatat në 2019

Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatat në 2019

16:30, 26/06/2018
A+ Aa A-

Shqipërisë as në vitin 2019-të nuk do t’i hapen negociata. Në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së është diskutuar mundësia e hapjes së negociatave me Shqipërinë në vitin 2019-të, por që është rrëzuar pasi Franca, Holanda dhe Danimarka kanë votuar kundër.

Ky lajm është bërë i ditur nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka sqaruar në Facebook, se çfarë ka ndodhur në takimin e ministrave të jashtëm të BVE-së sot në Luksemburg.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha me një reagim në faqen e tij në Facebook, shkruan se Shqipërisë i është refuzuar hapja e negociatave në vitin 2019.

Refuzohet në Luksemburg hapja e negociatave me Shqipërinë në vitin 2019!

Të dashur miq, Franca, Holanda, Danimarka hodhën poshtë propozimin për hapjen në qershor të vitit 2019 të negociatave me Shqipërinë.

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE-s kaloi në një pikë tjetër të rendit të ditës për të shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman të 10 kushteve dhe pa datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë! Sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco