Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

'Një tjetër skandal përfshin konsullatën tonë në Milano'

'Një tjetër skandal përfshin konsullatën tonë në Milano'

09:52, 30/11/2016
A+ Aa A-

Një tjetër skandal përfshin konsullatën tonë në Milano, ku arroganca ka dalë në pah në programin 'Le lene" të televizionit "Italia 1".

Bardh Spahia, kreu i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD  tha se programi po trajtonte një problematikë të një rëndësie të jashtëzakonshme, siç ishte ajo e pajisjes me " permeso di sogiorno" të fëmijëve shqiptarë minorenë, pa praninë e prindërve, që zinin 70% të kërkesave për pajisje me "permesso", një fakt tjetër tronditës ky për humnerën ku po katandiset Shqipëria.

Sipas gazetarit, kjo "permesso" duhet të jepet për fëmijët e vendeve në luftë ose vendeve afrikane. Ndërkohë kishte ankesa të vazhdueshme nga autoritetet italiane për mungesë vendesh pritjeje e mungesë fondesh për strehim e ushqim sepse kjo histori zgjat prej 2-3 vjetësh.

Por gazetari gjendet përballë injorancës, paaftësisë dhe indiferencës totale nga ana e drejtuesve të konsullatës sonë në Milano që pasi e dëgjojnë problemin që ai ngre, e nxjerrin jashtë dhe i japin përgjigjen pas derës. Përgjigja është "...nuk është detyra jonë, kemi punë të tjera. Ia kemi dërguar ministrisë këtë problem". 

"Qershia mbi tortë" ishte se insistimit të gazetarit për reagimin e Ministrisë, me arrogancë i përgjigjen që ministria ka punë më të rëndësishme për tu marrë! 

Dmth, për ministrinë tonë të Jashtme dhe për konsullatën tonë në Milano ky fenomen që shqetëson palën italiane dhe që me siguri ka në prapavijë interesa ekonomike kriminale, nuk është i rëndësishëm. 

Turpi po zë turpin çdo ditë në shërbimin diplomatik të rilindur.Tashmë, vendet e BE siç është Italia nuk gjejnë më as interlokutor në institucionet tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco