Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha:  Shkrirja e Kushtetueses, puç. Edi Rama të bëhet gati...

Berisha: Shkrirja e Kushtetueses, puç. Edi Rama të bëhet gati...

21:20, 23/05/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se PD ka për objektiv më kryer integrimin e Shqipërisë në BE.

 “PD asgjë në Botë nuk e tërheq atë nga lufta pa kompromis dhe dhëmb për dhëmbë me krimin dhe pushtetarët e lidhur me krimin. Atëherë po i them Edi Ramës bëju gati për atë që meriton”, tha Berisha. Sipas tij, PD është e vetmja forcë reale e këtij kombi që lufton për integrimin.

“Duke konstatuar këtë gjendje dramatike, gjendja është buzë katastrofës. Situata është në prag konflikti dhe prag konflikti më shumë se çdo gjë tjetër e ka çuar reforma në drejtësi. Ky vend sot është i vetmi vend që Kushtetutën e ka për tokë, sepse kjo Kushtetutë ka përcaktuar si garant të saj Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha.

Sipas tij, nuk ka qytetarë shqiptarë që mund të kërkojë një të drejtë në këtë vend, askush nuk i mbron të drejtat e qytetarëve përballë abuzimit.

“Çdo ligj që mund të miratojë Edi Rama, askush nuk nuk e rrëzon dot. Çdo ligj që dhunon Kushtetutën, askush nuk mund ta prekë më. Populli ka pushuar së folur me referendumin dhe kjo ishte një vepër kriminale, puç kundër vendit me shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Berisha.

Sipas tij, as pushtetuesit nuk  do e bënin këtë, dhe kjo po bëhet vetëm me një qëllim që kryekushtetues të shpallet Edi Rama.

“Ishin 3 vende vakante, mund të zëvendësosheshin ata me një veting, nuk shkrihet Gjykata Kushtetuese. Kur u reformua Gjykata Kushtetuese, atëherë duhej të parashikohej kjo situatë, duhej të ishin emëruar 3 vakantët, të bëhej Vetting pa cënuar kuorumin”, tha Berisha, duke e cilësuar atë që ka ndodhur si puç anti-Kushtetues. Berisha tha se edhe ata që mashtruan dy vitet e fundit shqiptarët, sot fshihen si minj.

“Edi Rama me platformën e Soros të Reformës në Drejtësi na duhej që të bëhej kryegjykatës dhe kryeprokuror. Ke një raport të Freedom House që thotë se Arta Marku është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. Këtë maskaradë që u bë në Shqipëri do ua faktojmë të gjithë Botës”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco