Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Deputeti i Merkel reagon sërisht ndaj Edi Ramës/ Ja çfarë poston në rrjet

Deputeti i Merkel reagon sërisht ndaj Edi Ramës/ Ja çfarë poston në rrjet

21:56, 26/04/2018
A+ Aa A-

Gunther Krichbaum, Kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në Berlin. Ai ka sqaruar se çfarë i ka bërë të qartë shefit të qeverisë shqiptare lidhur me negociatat e vendit tonë me BE-në. Për deputetin gjerman, reformat e bëra deri tani janë të pamjaftueshme.

“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme”.

Por Kryeministri Edi Rama në një reagim pas kthimit nga Berlini, tha se deputeti gjerman nuk ia ka thënë në sy, duke shtuar se ai është një nga deputetët e Budestagut dhe peshon aq sa peshon.

Kreu i komisionit parlamentar për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Krichbaum, reagoi sërish pas konferencës së Ramës ne Tirane, pas kthimit nga Berlini.

Ai ka postuar në Facebook një shkrim të gazetës Der Tagesspiegel për qëndrimin e tij për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar27/04/2018 09:40

Për kryetarin e komisionit të jashtëm të Bundestagut gjerman, z. Krichbaum, Rama është shprehur publikisht me arrogancën që e karrakterizon, se ai nuk është veçse një nga qindra deputetët e Gjermanisë. Ai kujton se edhe Bundestagu gjerman është njëlloj si Kuvendi i Shqipërisë ku Rruçi mund të përjashtojë deputetët e opozitës e atij ti mbulojë çdo broçkull që nxjerr nga goja.

Daj Jaku27/04/2018 07:05

O klluf. Shefi i komisionit, deputet i Bundestagut peshon aq sa peshon. Ndërsa ti peshon më shumë sepse je sa një elefant, ke dhe plëncin si derr nga që e ke fryrë sa po pëllcet me para të vjedhura buxhetit popullit si dhe drogën e Tahirit. Vetem hunda e kokainës të peshon 2 kg. Sa për peshë politke, ti peshon më pak se sa garderobisti i Bundestagut. Sa miza në bythë të kalit.

Shto koment

Denonco