Kryemadhi: Nëse Basha dëshiron të jetë truprojë e Ramës, të vazhdojë marrëveshjen...

Kryemadhi: Nëse Basha dëshiron të jetë truprojë e Ramës, të vazhdojë marrëveshjen...

21:33, 26/04/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se opozita ka denoncuar, madje edhe lidhjet e krimit me politikën dhe në fund janë kërcënuar edhe deputetët e saj.

E pranishme në emisionin “Debati në Channel One”, Kryemadhi u shpreh se sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria.

Kryemadhi tha se Edi Rama me provokimet që bën në sallën e Kuvendit meriton jo vetëm këpucën kokës, por ti hedhësh tavolinën.

“Rama meriton t’ia hedhësh tavolinën kokës, por ta dijë se nga provokimet që bën do e pësojë”, tha Kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI-së theksoi se nëse Lulzim Basha dëshiron të jetë truprojë e Edi Ramës, atëherë le të vazhdojë marrëveshjen e 17 Majit me Kryeministrin.

“Lulzim Basha ka metodologjinë e tij, holandeze, ne kemi metodologjinë mesdhetare, jemi më të drejtpërdrejtë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, reforma në drejtësi është një kamxhik në dorën e Edi Ramës për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve politikë.

“Nëse do të kishim reformë në drejtësi, atëherë e para që duhej të përballej me ndjekje penale duhet të ishte ministrja e Drejtësisë për ekstradimin e Nazer Seitajt. ONM skualifikoi një prej kandidatëve, ndërkohë që mazhoranca me dhunën e kartonëve e miratoi. Fatos Lulo, që shkarkohet pas vetingut, ka një motër që paguan 70 milionë euro taksa në vit sepse ka ndërtuar në zonat kryesore në Tiranë. Lulo ka qenë 20 vjet avokat, e dini ju para merrte Fatmir Xhafaj dhe Shegushe Ligori ku ishin në opozitë për një orë konsulence?”, tha Kryemadhi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

baxhella27/04/2018 08:39

Po me cfare lekesh i beri e motra lulos bizneset qe paguaka aq shume taksa apo ja ka lene nena dhe baba..Ik moj moster qe ngelet duke nxjerr kellire nga goja,rrini e mbroni miliarderet si rraca juaj e ndyre

Zana27/04/2018 04:23

PO moj zonje po se ju mbajtet sebashku me ate qe sot eshte president yne , ishit ju qe jo vetem i bete truprojen atij qe sot na drejton me arrogace dhe per mua po te ishte arrogante por i zoti do ja benim hallall por tek ai spo shohim asgje qe te na japi nje mundesi qe ti besojme prandaj qepe ate goje dhe veri nje zinxhir qe te mos e hapesh as edhe nje germe mos te dale prej gojes tende Edhe nje mendim e kam per L Bashen o sot o kurre me

askushi 26/04/2018 22:13

nje m°°°t jeni te gjithe....deri dje nuk ishe ti Monika qe i dhe pushtet Rames ne kembim te interesa ve te tua, nuk u be burri jot president me nje marveshje me ramen dhe lsi, apo kto nuk jane marveshje....

Shto koment

Denonco