Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

VIDEO/ Basha: Kur do shkojë para drejtësisë Tahiri? Pse nuk hetohet, Dako, Sejdini, Gjiknuri ...

VIDEO/ Basha: Kur do shkojë para drejtësisë Tahiri? Pse nuk hetohet, Dako, Sejdini, Gjiknuri ...

15:15, 19/03/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zbardhur mbledhjen e grupit parlamentar të zhvilluar mesditën e sotme.

Sipas Bashës, nuk do të ketë drejtësi nëse nuk shkon para drejtësisë, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Damian Gjiknuri, etj.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Ne duam të dimë kur do të dalë Saimir Tahiri para drejtësisë, i kapur nga antimafia italiane si njeriu kyç në  trafikun e drogës dhe njeriu më i afërt i Ramës.

Ne duam të dimë se kur do të kapet kupola e policisë dhe të shpallurit në kërkim për drogë.

Ne duam të dimë kur do të hetohet Vangjush Dako.

Ne duam të dimë se kur do të dalë para drejtësisë, Qazim Sejdini dhe banda ballkanike e drogës.

Kur do të hetohet Damian Gjiknuri, që ka bërë pazare me banditët dhe ka blerë votat, që nga Dibra e në zgjedhjet e fundit.

Pa u vënë, pa u hetuar këto raste të denoncuara me fakte flagrante, kjo do të thotë se drejtësia është e kapur dhe krimi është futur në drejtësinë.

Drejtësi do të thotë kur të gjithë janë të barabartë para ligjit. Pse nuk u arrestua Elvis Roshi, për të njëjtat akuza?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari19/03/2018 17:47

Perballe perversitetit te nje monstre si Ervin Rama,te qenit holandes ose thjesht cyryk,nuk mund te llogaritet si avantazh! Mos kujtoni se Edvinit I dhimsen te tijet duke filluar nga Tahiri tek Gjiknuri,sepse ai nuk pjerdh as per Neten e as per pjellen e vet! Eshte thjesht taktike! Duke persekutuar opoziten,ai pret qe Lyli te revoltohet,te protestoje,te ulerasi, tju ankoihet mbare nderkombetareve per arrestime te njeaneshme. Keshtu Rama prej dashurise ndaj atdheut dhe gjoja ketij presjonit do fuste Brenda me Dako,me Ahmetaj me Gjiknur e me kuc e me mac,vetem qe te siguromte bythen e tij. Por Basha e ka "kuptuar" dhe do tja dhjese planin,nuk ka ndermend " as te nxehet as te bertasi,as te protestoje! Te lumte suma o Lyli. !

Manushi19/03/2018 17:35

Lexoj komentet e ballistit dhe ervinit dhe qesh. Qesh se nuk qaj dot. O njerez mos u beni lolot e askujt. Keta politikanet tan kete zanat kan, akuzojn njeri tjetrin se jan kriminela hajdut dhe te poshter. Po ne burg nuk kemi par asnje. Kurse ju komentoni dhe u jepni dhe te drejt. Vazhdoni behuni lolo dhe vegla ne duart e tyre se edhe ata qeshin me ju. Ata cuditen akoma se si ka akoma njerez qe u besojn.

ballisti19/03/2018 15:34

Eshte shume e qarte qe sistemin ne drejtesise e ka kapur ky pushtet .

ervin19/03/2018 15:24

Keni shume te dreje zoti basha. po pushtetaret socialoste kur do fillojne te japin llogari perpara drejtesise

Shto koment

Denonco