Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Azilkërkuesit, çudit Rama: Mos qani për ata që ikin, largimet janë pozitive

Azilkërkuesit, çudit Rama: Mos qani për ata që ikin, largimet janë pozitive

10:11, 16/03/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për fenomenin e largimit masiv nga Shqipëria të qytetarëve dhe habitshëm e ka konsideruar braktisjen e vendit sidomos nga të rinjtë dhe profesionistët, si fenomen pozitiv. "E tha Drejtorja e INSTAT-it, - tha Rama, - askush nuk mund të thotë që ky fenomen është i tëri një fenomen pozitiv, por larg qoftë të mendohet që ky është një fenomen negativ. 

Ky është një fenomen që ka aspektet e veta shumë pozitive dhe ka aspektet e veta negative. Ajo që na duhet është të kuptojmë çdo aspekt të këtij fenomeni dhe të mos mbytemi në një lugë ujë duke u pllaquritur çdo ditë në lotët e krokodilit për ata që ikin apo fatalitetin e argumentave si do të jetë e nesërmja e vendit." 

Rama ka gjetur rastin nga konferenca "Sfidat e emigracionit" të hedhë poshtë akuzat e opozitës se qeverisja e tij ka shkaktuar largimin më të madh nag vendi të shqiptarëve dhe i ka detyruar ata të kërkojnë azil në vendet e Be-së apo ca dhe më larg.

Rama e trajtoi emigrimin e shqiptarëve si "fenomen historik" dhe duke iu referuar INSTAT-it, dha sipas tij, "shifrat e vërteta të largimeve e të rikthimeve çdo vit, të cilat janë larg së qeni “bombat” që hidhen përditë nga llogoret e propagandës politike e mediatike."

"Nuk ka asnjë vend të zhvilluar sot, - tha Rama, -  që të mos ketë pasur emigracionin dhe emigrantët si një nga burimet kryesore të rritjes ekonomike dhe rritjes së nivelit të dijeve për të zhvilluar vetveten.

Dua të them se është me shumë rëndësi që ç’ka sot është bërë arsye për të zhvilluar këtë konferencë të jetë një pikë referimi për t’u thelluar më tutje dhe për të pasur një zinxhir eksperiencash ndërveprimi me partnerët e  INSTAT-it dhe vendit tonë për të kuptuar më shumë dhe më të ditur në raport me si ne duhet t’i qasemi këtij fenomeni ne te gjitha aspektet e veta.

E tha Drejtorja e INSTAT-it, askush nuk mund të thotë që ky fenomen është i tëri një fenomen pozitiv, por larg qoftë të mendohet që ky është një fenomen negativ.

Ky është një fenomen që ka aspektet e veta shumë pozitive dhe ka aspektet e veta negative. Ajo që na duhet është të kuptojmë çdo aspekt të këtij fenomeni dhe të mos mbytemi në një lugë ujë duke u pllaquritur çdo ditë në lotët e krokodilit për ata që ikin apo fatalitetin e argumentave si do të jetë e nesërmja e vendit.

Ne jemi duke punuar për një program të ri strehimi, në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe që të duke vlerësuar si duhet nevojat dhe krijujuar të rinjve mundësi reale strehimi ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli16/03/2018 14:54

PO PO TE MARRESH MEND NGA NJE NJRI QE SKA PER VETE SKA ME FATALITET. SI ORE E QUAN EMIGRIMIN SHEMBYLLTYRE TE SE MIRES KU NGA NJE PUNTOR APO PUNONJES NE VENDIN TEND KETHEHESH NE NJE PUNTOR I RENDOMTE I NJE PUNEDHENSI KUSHDO QOFTE AI . DUHET TA PROVOSH NE KURRIZIN TEND QE NA E NXORE EDHE ME NERV SHIATIK PASTAJ TE FLASESH ME NENAT DHE BABALLARET QE E SHOHIN FEMIJEN E TYRE NE NJE LAPTOT SIKUR TE ISHTE FEMI I LINDUR ATEHERE.

Shto koment

Denonco