Çollaku në Syri.net: Rama u ndje i frustuar në Kosovë, ja pse...

Çollaku në Syri.net: Rama u ndje i frustuar në Kosovë, ja pse...

18:37, 20/02/2018

Kreshnik Çollaku, kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, e konsideroi në studion e Syri.net deklaratën e bërë nga Edi Rama në Kuvendin e Kosovës për një president të unitetit kombëtar si një frustrim që i ka ndodhur Kryeministrit.

“Rama nuk ka duruar dot frustrimin që i ndodhi, ku në një rresht me të ishte edhe ish-Kryeministri  Sali Berisha. Rama ka dashur ta balancojë këtë peshë të madhe, që se ka mbajtur dot, dhe ka bërë një deklaratë me shpresën që po tërheq vëmendjen. Sot pastaj ka deklaruar tjetër gjë, duke krijuar një situatë të tillë, që tashmë me Ramën duhet të merren psikanalistët. Nëse Rama ka sot probleme ato nuk mund t’i çojë në institucione, pasi deklaratën e bëri në Kuvendin e Kosovës”, tha Çollaku.

Lidhur me debatin e krijuar në distancë me Kryeministrin Haradinaj, Çollaku tha se Rama ishte mik atje dhe të shkosh të atakosh, denigrosh dhe shpifësh të zotin e shtëpisë, ishte një provokim i panevojshëm, naive, është një lloj hileje e shëmtuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment