Basha, Kryemadhi dhe aleatët, qytetarëve: Ejani nesër, paqësorë dhe të gjithë bashkë!

Basha, Kryemadhi dhe aleatët, qytetarëve: Ejani nesër, paqësorë dhe të gjithë bashkë!

13:22, 26/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ka bërë thirrje  qytetarëve të vijnë të gjithë në protestën e opozitës nësër, pa pasur asnjë frikë; të vijnë familjarisht, ashtu siç edhe ai vetë do të vijë: "Të të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë dhe as spektakël, - theksoi ai, - do të jetë një protestë paqesore." 

Kryetari i PD-së ishte sëbashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, në apelin që i drejtuan shqiptarëve.

"Jemi në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët e vendit, - tha kreu i PD-së. - që flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e vendit.Sot ka një marrëdhënie të re midis pushtetit dhe qytetarëve. Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk ka dyshim se ky pushtet është vënë në funksion të banditëve dhe kjo është arsyeja e probemeve të shqiptarëve dhe pse nesër në sheshin e protestës do të derdhen të gjithë pa dallim; të shpallin këtë raport të ri të shumicës dërrmuese të qytetarëve të vendosur që duan shkëputjen e politikës nga krimi dhe një grupi pushtetarësh të korruptuar që janë pengesë për Shqipërinë europianë, për hemorragjinë e emigrimit, për papunësinë...

Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë dhe as spektakël. Do të jetë një protestë paqesore.

Ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur para padrejtësive që ju bëhen; është dita e shqiptarëve të ndershëm, ajo pakicë në pushtet duhet t'i hapë rrugën një qeverie antimafia," theksoi Basha.

Kryemadhi: Në protestë me gjithë fëmijët, do të jetë më paqesorja dhe më madhështorja!

Image

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nga ana e saj, u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim të marrin pjesë në protestën e 27 janarit, e cila, siç e theksoi Kryemadhi, do të ishte paqesore.

E pyetur për mundësinë e akteve të dhunës, Kryemadhi kundërshtoi prerë: "Këto janë veçse të Edi Ramës; u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, medias, vajzave dhe grave, të vijnë atje për të protestuar për fyerjen e madhe që ju ka quajtur "Kazan".

I ftoj shqiptarët të jenë prezentë me fëmijët sepse nuk ka për të pasur asnjë dhunë. E vetmja dhunë mund të jetë ndonjë provokim i Edi Ramës. I bëj thirrje z. Xhafaj të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon se do të ketë probleme. Protesta e nesërme do të jetë nga më paqesorët dhe më madhështorët. Në të do të jenë të pranishëm edhe ndërkombëtarë  dhe biznesmënët që kanë ndërtuar biznesin e tyre në Shqipëri. Edhe Zoti e ka bekuar këtë protestë me këtë kohë ka të bukur".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tu26/01/2018 20:57

E gjithe SHQIPERIA duhet te vije ne proteste te tregojme se jemi njerez me dinjitet dhe jo njerez te shtypur dhe te poshteruar ,te vije gjithe kosova se edi rama I ka tradhetuar dhe kosova rezikohet te copetohet ne favore te Serbise ku edi rama tallet me mijera shqiptare te vrare,te vije e gjithe maqedonia se edi rama ne bashkepunim me gruevskin masakruan shqiptaret ne kumanove dhe shume masakra te tjera ndaj shqiptareve ku edi rama heshti prandaj shqiptaret do te pergjigjen protestes per dinjitetin nderin dhe pasurine e tyre .BASHA tu beje thirrje elitave shqiptareve kosovare dhe ne maqedoni dhe kudo ku ka shqiptare se kombi eshte ne rrezik te shkatrohet ose te mbijetoje ,rruge tjeter nuk ka.Mos te presim te shkatrohet vendi dhe te kete shume viktima dhe atehere te zdrohet r regjimi atehere eshte shume vone.Duhet te bashkohen te gjihe shqiptaret.Tregojani bashes dhe berishes per hire te vendit qe te mos te shkatrohet.

t26/01/2018 15:45

Qeverisje si kjo qe provuam kto 5 vite nuk duan protesta paqesore.me 21 janar mercenaret e rilindjes bene ate qe bene per bllokun e famshem te metes,kurse neser çdo protestues eshte i mbushur deri ne fyt nga kjo keqqeverisje

gentan 26/01/2018 13:50

duam shkolla me te mira dhe arsim real jo nje arsim sa per sy e faqe duam nje ekonomi te qendrushme jo te rrenuar duam drejtesi dhe jo veting sa per te kaluar radhen duam nje punsim dhe jo kot nr per te mashtruar ne tv bashkohemi me Bashen ti themi se ne nuk e meritojm kete qeveri hajdute

enisa26/01/2018 13:47

kunder qeveris se mafias dhe kunder bandave qe na qeverisin te ngrihemi te tregojm vendin ketyre flleqesirave

Xhuli26/01/2018 13:41

Duam nje vend me me pak vrasje dhe me shum drejtesi me me shum shkolla dhe me pak varferi duam nje shendetsi me te mir dhe jo ne interes te disa ministrave per te ber para

Ariana26/01/2018 13:40

Kunder kesej qeverie qe punon per interesa te sorosit dhe pernonale te ministrave

Dorina26/01/2018 13:39

Skemi shpres tjeter me kete qeveri alternativ e vetme eshte ta perbysim

Sandri26/01/2018 13:39

Duam nje vend me te sigurt dhe jo polica qe shesin dhe mbjellin drog

Erjon26/01/2018 13:38

Te rrezpjm qeverin e plerave qeveein e oligarkeve qeveron e mashtrimit qeverin e hajduteve qeverin qe lan Shqiperin pa buk jemi kunder kesej qeverie nuk perfaqson popullin

Toni26/01/2018 13:37

Duam nje arsim me te mir nje shendetsi vertet te mir jo fasada dhe konvesione per interesa personale te ministrave

Taulant26/01/2018 13:36

Jemi kunder kesej qeverie mashtruse dhe kunder qeveris se droges dhe inkriminuarve

Fatmir26/01/2018 13:35

Neser jemi aty se jemi kunder plerave se po na mer tokat me dhun per te ndertuar industrin e plerave ne fier

Ernest26/01/2018 13:35

Ngrihemi se na la ne rrug ne naftetaret na la pa buk familjet

Hamit26/01/2018 13:34

Duam nje vend me te sigurt jemi kunder kanabisit dhe fasadave

Demir26/01/2018 13:34

Neser te bashkuar ti themi ndal se keqes qe po na qeveris se na ka cuar ne nje mjerim ekstrem

Fadil26/01/2018 13:33

Per nje Shqiperi europiane te gjoth neser ne shesh

Johana26/01/2018 13:33

Ng4ihemi per familjet tona per nje jet me te mir dhe me te sigurt

Astrit26/01/2018 13:32

Duam nje qeveri ne sherbim te popullit jo nke qeveri kanabisi

Arben 26/01/2018 13:32

Te gjith do jemi aty te tregojm se jemi shum se vlejm me shum dhe per te rrzuar kete qeveri oligarkesh

Shto koment

Denonco