Ligji i propozuar nga Rama, Basha: Nëse prisnit peshq të mëdhenj, tani do ketë vetëm cironka

Ligji i propozuar nga Rama, Basha: Nëse prisnit peshq të mëdhenj, tani do ketë vetëm cironka

11:57, 18/01/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe opozita i ka dalë kundër ligjit të propozuar nga qeveria në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të lartë, deputetëve apo ministra.

Një ditë më parë u bë publik edhe projekt-ligji i propozuar nga qeveria që vendoste rregulla të reja për arrestimin e personave me imunitet.

"Shqiptarët e panë si Edi Rama e shndërroi Kuvendin në gjykatë, - tha Basha, -  dhe nuk lejoi Tahirin të përgjigjet para drejtësië. Këtë model Rama po e shndërron në ligj dhe po zhbën shtyllën kryesore të drejtësisë. Me të gjitha këto akte që ka ndërmarrë deri më sot dhe propozon, po zhbën reformën në drejtësi, po merre masa që asnjë ministër i korruptuar, asnjë bashkëpunëtor i krimit, asnjë deputet i korruptuar të mos dalë para drejtësisë po të mbrohet nga aktet politike të mazhorancës.

Pa pikë dyshimi që PD-ja do ta kundërshtojë fuqimisht këtë akt që ka vetëm një synim: zhbërjen e reformës në drejtësi dhe që asnjë “peshk i madh”  të mos dalë para gjykatës dhe shqiptarët të kënaqen me cironka.

Nuk ka për të pasur konsensusin tonë as për këtë dhe as për hapa të tjera që duan të mbulojnë gjurmën e krimit kushtetues.

Këto janë hapat e një njeriu në panik që do të mbrohet politikisht nga reforma në drejtësi. Vota kundër është ajo që opozita ka në dorë, - theksoi kreu i opozitës. - Të tjerat i kanë qytetarët ndaj u bëj thirrje të bashkohen në protestën e 27 janarit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

hasan18/01/2018 12:29

cdo dit qe kalon me kete qeveri cdo dit eshte vuajtje per popullin cdo dit qe qeverisemi nga keta mashtusa cdo dit shkojm me larg BE Shqipetaret iken te gjith neper azile se ska me alternativ tjeter

agron18/01/2018 12:26

nuk ka te ardhme Shqiperia me njerz te droguar qe drejtojn vendin ton me keta oligark qe po drejtojn vendin po e cojn ne humner

fadil18/01/2018 12:24

rilindjes po i vjen ora te shkoj perpara drejtesis te bashkuar per te rrezuar keta flleqesiara

RENATO18/01/2018 12:23

me qeverin e rilindjes ka vetem korrupsion vetem drog dhe terror

demir18/01/2018 12:22

pret populli te kap rama peshkun e madh kur ai eshte vet peshku i madh dhe mir qe spo kam as te vegjel por po nxier se kjo eshte strATEGJI E TIJ TE NXIER TE BEJ TERROR

orjola18/01/2018 12:20

te bashkuar per te cuar para drejtesis partin e kanabisit

artan18/01/2018 12:15

e ka kthyer vendin si ne kolumbi me drog dhe si ne siri nga terrori

dorjan18/01/2018 12:13

si mund ti besosh ketij lloj njeriu qe katandisi vendin si mos me keq

arjel18/01/2018 12:12

rama nuk ben drejtesi rama mbjell vetem laborator droge ne Shqiperi

antonio18/01/2018 12:11

populli eshte ne krahun tuaj basha ka ardhur koha ti perbysim keta qelbesira

Shto koment

Denonco