Mazhoranca refuzon kompromisin për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga opozita

Mazhoranca refuzon kompromisin për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga opozita

12:54, 16/01/2018
A+ Aa A-

Mazhoranca socialiste në qeveri ka reaguar pas kërkesës së opozitës për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjit lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, flet për amendimin kushtetues të opozitës dhe KLGJ e KLP.

Manja deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë kompromis me opozitën për ndryshime kushtetuese.

"Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi Kushtetutën e miratuar me 140 vota. Nesër jemi në ditë normale pune në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk mund të na bllokojë politikisht. Ka mekanizma zhbllokues për komisionin ad hoc", tha Manja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco