Rama e nis mëngjesin duke u mburrur për shëndetësinë, komentuesit e kryqëzojnë: Ku vizitohesh ti?!

Rama e nis mëngjesin duke u mburrur për shëndetësinë, komentuesit e kryqëzojnë: Ku vizitohesh ti?!

09:53, 05/01/2018
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm kryeministri, Edi Rama e ka nisur me një postim në faqen e tij në FB, ku përmes një videoje mburret me arritjet e shëndetësisë gjatë qeverisjes së tij.

Në videon në fjalë e cila duket qartë që është prodhuar me efekte të shumta speciale dhe e kuruar dhe e montuar me kujdes, shihen mjekë dhe pacientë “të lumtur” nga sistemi. Por e gjitha kjo duket se i ka irrituar keqas komentuesit në faqen e kryeministrit.

Shumë prej tyre e konsiderojnë postimin e Ramës reklamë të pastër dhe  gjithçka që thuhet në video; fallco. Për të qenë më realistë komentuesit denoncojnë në faqen e Ramës, përvojat e tyre skandaloze në spitalet shqiptare.

Disa nga komentet më pikante

Cilen shendetesi??para 3 ditesh i dergova babait tim 1 makineri qe prodhon oksigjen se ai e ka te domosdoshme..ne dogane Ne Rinas i kerkuan vellait 45 mije leke te reja
I them vellait mos ju a paguaj hajduteve..lere te vije mrapsht!!ju keni interes 0 per popull ..dhe ne qe jetojme ne mergim po ju a shohim sherrin..leri ma ato qe jetojne atje..verefikoje se eshte e fresket!!makinerin e te gjorit baba atje e ke ne dogane!!

 Jam kurioze te di se ku vizitoheni ju z.KM dhe familja juaj! 
sepse kam pershtypjen se pervec se per te shkuar per inagurime per gje tjeter nuk shkoni ne spitale, keshtu qe nuk jetoni me realitetin! 
Suksese ne videot e bukura te ores 08.00 a.m.

    Fallco i ke te gjitha. Te vesh per vizite te mjeku apo ne urgjence skandalizohesh

    O Zoteri e dim qe shendetesia nuk ka per t’u ber ndonjeher. Po pyetja eshte: pse mosha e pensioneve rritet cdo vit? Apo qe shqiptaret mos ta shijojn asnjeher pensionin?

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    lilo06/01/2018 19:46

    KY KM ose ka rrjedhur ose kujton se ne jemi te rrjedhur! O njeri, ku vizitohesh ti? Linden e dime qe shkon ne Vjene me parate e biznesmeneve, po ti cfare ben? Talle menderen nje mandat duke folur per mjekesi falas, e cila vetem falas nuk eshte. Ti as nuk na kthen pagesat e sigurimit shendetesor, jo me te na japesh sherbim falas. Punuam nje jete, u siguruam dhe parate tona i ha ti dhe Vilma qe ju mbetshin ne fyt, ju mbetshin! Ju zente haka e ketij populli qe e percudnuat! Mos ju, femijet tuaj do ta vuajne kete mekat! per kete te jeni te sigurt! Te pakten kete mandat merr persiper te lyesh ndonje oborr spitali sa per sy e faqe se pajisje nuk blen dot ti.

    Shto koment

    Denonco